NË MUZG ZBRESIN HIJET
Në
muzg zbresin hijet,
si mjegulla e dëndur tretin brenda vetes shpatet me
ullinj,
mbushin me mister detin atje poshtë,
rrëmihin
mbi sipërfaqen e ndritëshme të tij.
I mbërthyer jam midis brigjeve.
Hijet dendësohen mbi detin e plumbtë.
Dritëzat e tij rrëshqasin,
zbojnë heshtjen e
kësaj nate pa gjumë.
Qenia ime, lëviz edhe ti,
dil jashtë nga hijet,
nga plogështia.
Nuk sheh se fyti t’u vulos?
Me lopatëzën e një ëndrre
shvendose errësirën rreth e rrotull,
shblloko shtigjet që
të lidhin me botën!
Nessun commento:
Posta un commento