........

venerdì 13 febbraio 2015

Ke një dallgë të kaltër në sytë e tu



KE NJË DALLGË TË KALTËR NË SYTË E TU


Të thashë: ke një dallgë të kaltër në sytë e tu,
përzier me ëndrrat e natës që shkoi.
Dhe ti m’u përgjigje:
në to nuk ka hone thithëse,
nuk ka reflekse që përpiqen të të mashtrojnë.

Po mua më tërheq ajo dallgë dhe mundohem në të
            të mos bie.                
Këta sy e kanë një dramë,
thua ti.
Edhe vet, të përmbytur janë.
Të mundur nga  ngjyra e tyre.

Sakaq i trembur thashë me vete:
të mbytur do të më gjejnë
në dramën prej eteri...

T’i shpëtoj rrezikut nuk bëra përpjekje,
lashë të më tërhiqte në thellësi misteri.


Nessun commento:

Posta un commento