........

martedì 24 febbraio 2015

Kur dashuronim




KUR DASHURONIM

Sipër nesh ngrihej si aureolë një fashë hyjnore, 
që zinte fill 
nga ëndrrat e notepsura me dritë.

Ajo që nuk e thoshnim me zë ishte më e bukur se fjalët,
më e ëndshme se qumështi i yjeve që xixëllonjat pinin 
              mbrëmjeve nëpër qiell. 
                                                                              
Në heshtje dëgjonim muzikën e  shpirtrave tanë...

Shiheshim gjatë brenda njeri tjetrit
dhe vinim re  se plepat fjalamanë e kishin pushuar  frushu-
        llimën,
të magjepsur.

Deti merrte frymë lehtë – lehtë
dhe me gishtat e valëve
mbante guriçkat të mos lëviznin.

Ndjenim në gjoks limfën e trupave tanë,
duke u përndezur në muzg.

Edhe një puthje na dukej zhurmë.

Nessun commento:

Posta un commento