VIRTUALE
Herë-herë e braktis realitetin ku rroj,
ja mbath, pa u vënë re, në virtualitet,
bëhem frymë, erë,
dhe përpiqem t’i
afrohem i ndrojtur
një vorbulle shpirtrash të përjetshëm që vërtiten mbi
qytetërimin e sotëm.
Si adoleshent e ndjek nga pas këtë ekspeditë poetësh,
filozofësh,
eksploratorësh,
shpikësish
që me dritën e
tyre u ndriçojnë udhën planetëve dhe
kohërave.
Më përshkon tejetej ajo dritë biologjike e pashuar
që zë fill nga antikiteti,
më tërheqin si me magnet sistemet e përsosura të
ligjërimit
të gjenive të mëdhenj,
guximi i eksploratorëve që zgjidhin njërën pas tjetrës
misteret e të panjohurave,
furia e teknologjive të erës digitale.
Atje poshtë, i tërë dheu më ngjan si një foshnje
në djepin e përkundur
prej tyre.
Nessun commento:
Posta un commento