TROFTA
Na çuan të vizitonim rezervatin e madh të
rritjes
së troftës, në
një orë mësimi “Të njohim vendlindjen”.
Rrija prapa të
tjerëve
duke parë veten
në vezullimin e hutuar të qenieve
që përplaseshin
në paretet e ngushta prej betoni.
Sa syresh binin
të trullosura në përpjekjen për ta kaluar
cakun e vendosur nga fati,
sa syresh, më
shikonin me sytë e skuqura që brenda ujit
si brenda ca hekurave të padukshme.
Rrija mbrapa të
mos e dëgjoja zërin e specialistit,
teksa mburrej
me shkencën e
krijimit të këtyre kolonive të bindura
dhe ëndërroja
troftën e lirë të lumenjëve malorë që çan në
të kundërtën e rrjedhës
së katarakteve të vrullshëm, duke përqeshur që
larg këto
qenie mjerane të
ndrydhura në qindra vaska
ku prisnin
ushqimin e fabrikuar
sipas recepturave
dhe racioneve të kalkuluara,
gjersa të
arrinin peshën dhe gjatësinë për tregjet.
Habitesha me ata
që mbanin shënime rrotull siluetës
së një
zootekniku, pa e marrë me mend se ne vetë
ishim
qenie që rriteshim
në vaskat absurde të një doktrine.
Limjon, 1979 – 2011
Nessun commento:
Posta un commento