........

venerdì 4 gennaio 2013

Shpirti poetik i Agim Matos


SHPIRTI POETIK I AGIM MATOS

ALUSH AVDULI

Kohë historike:
Në prag të viteve ’70-të, Agim Mato, riosh simpatik, sqimtar, me magjinë e ëndrrës strehuar në trojet e trishtë të një ironie që ka humbur qetësinë. Si fanitje ka frikë kohën e robëruar. Mbase krijuesi nuk di që lind vetveten me vëllimin e parë poetik “Jug”. Titull sa lakonik aq edhe tundues. Në fushën e pamatë të letrave ngjan me një skaj vezullues.  Injoranca e mënçur akademike i bën një ekspoze të shpërlarë. Si gjimnazist në belbëzimet parake letrare ardhjen e beftë të poetit të talentuar e quajta gati një akt hyjnor. Nuk nguroj të them se isha një adhurues i flaktë i tij. 
Ndërkaq të gjitha epokat kanë fillime të vdekura në arkivole shtatëzëna. Veçse poeti e ka një kohë si monadë përjetësie: shpirtin krijues!...Jashtë marrëdhënies koha është e panjohur si -X- si.. Kuptimin si pamundësi e pranojmë si refuzim, mbase dhe si mister të fjetur. Veças çdo krijues i vërtet nuk e njeh krahasimin. Të gjithë bashkë ngjajnë me sahatë të paqëllimtë që gjithkush vështron orën e tij. Pse poezia është edhe antibotë përballë reales së përjetuar!?...Si e urtë është freri i marrëzisë. “Në letërsi hyjmë dhe nuk hyjmë, ekzistojmë dhe nuk ekzistojmë’’..(Iraklitos). Në vijim për Maton: shkruan në përfytyrimin e së ardhmes, sikur ndez në mugëtirë tre dritësime për veten e tij dhe zhduket. Ç’marrveshje krifike e shpirtit me materjen!?...Mos vallë shetitje në mungesën e llogaritur të së djeshmes?!.. Thua edhe ato që mund të shkruanim janë?!  Dyshimet ishin të pabesë kur unë mendoja, se Agim Mato e kish braktisur Sh(krimin). Po sh(krimtari) kthente  vonesën e çensuruar në trojet e krijimit si shpejtësi të padukëshme për vështrime të zakonshme. ‘‘Fundo’’ dhe ‘‘Jashtë Eklipsit’’ janë dy libra të rinj poetik që sfidojnë hamendësitë tona në një kthesë kohore. Tanimë fjalët s’janë në zi në kopështin e çelur të pasionit . Mbase librat ne nuk i shkruajmë; janë bërë dhe rrinë stok tek  ardhmëria dhe ne thjesht në kalim e sipër i zgjojmë. Janë fjalë të besueshme në rrenësi ose...
Po të dish të lexosh miqësohesh lehtë me tërë alkiminë e shpirtit të Agim Matos, me humnerat dhe hapsirat farfuritëse, me rreziqet e mjegullave dhe florën e tij shungulluese... shpirt si det zhauritës.. zë i harruar që këlthet: ‘‘Po kur ndjeva të ndizen rreth e rrotull motorët e metaforave’’...
Poezinë e Matos  analizat dhe shpjegimet nuk e kuptojnë, kështu jo rrallë herë kritizerët dallëndyshen e veshin me  rozën e prostitutës. Aq më keq, a mund të matet me dimensione rrjedhja e gjerësisë poetike?.. Dhe më tej sa përqint trishtim, gëzim, urrejtje, dashuri, terr, shkëlqim, lëndë ndërtimi, sa qëllim dhe patriotizëm...Ku ta dinë mëndjet e paajrosura se në poezi numrat nuk numrojnë dhe metrat nuk masin. Në peshore të gjithë krijuesit  dinjitozë dalin pa peshë. Synimi në art është hija e tij. Shpirtin e poetit e shpjegojnë vetëm: një bajame e lulëzuar Konispoli, Qyteti i tij si gjysëm hënë në breg të detit,  një ulli, një lule, një pulëbardhë, një yll që shënon me përpikmëri rrugën e tij...Leximet shfletojnë me pëllëmbën e gjetheve...Kur poezia e tij është koncert i mrekullueshëm i shqisave, rrjedha njeh të ardhmen...Vërtet sa poet e kanë vështruar përjetësinë?!..Çasti frymëzues është si briri i Amalthias që e zbraz përmbajtjen e tij ku të jetë. Është zbrazëti tek plotëria. Tek mendimi poetik i Matos ka diçka të përhershme. Edhe kur mendimi është i vjetëruar, vdekja është risike. Gjithsesi, poezia e Agimit tejet me përsiatje  akustike është jehonë e shpirtit të tij. Sqimtar, autori e qëmton fjalën që përsoset në strukturën e shtrirë të vargut dhe të poezisë si tërësi brendësie. Syri i intuitës dhe imagjinatës duke përvetësuar përparon në thellësi të padukëshme gjithësie...Perspektiva e vështrimit, heton, këlthet, në thelbin e vet pikturon të bukurën e natyrëshme, format e realitetit narrativ, të vagullta e marramëndëse. Larg manierave dhe pozimeve inferiore nga huazimet, fjalën e tij poetike  ngyrosur me filzofimin e brishtë lirik e lavdëron vetëm mrekullia e natyrshmërisë. Duke konvertuar një thënie nga Emerson do të theksoja se, Matoja e propozon veten për gara ku bashkohësia, Nevoja, Rreziku janë në listë, dhe fitimtarë është vetëm ai që ka aq vërtetësi në vete, sa për të ruajtur brishtësinë e bukurisë së tij nga gacmimet e gjithë këtyre...E përjetshmja dhe koha në poetikën e Agimit janë kundërshtime nominale.
Po të jetë përjetësia koha nuk është?.. E përse duhet të jetë?!...Kanosja del nga pyetjet...
Çfarë është më tepër e vërtetë nuk e dimë. Krijues si Agim Mato e fshehin të padukëshmen brenda së dukëshmes.. Por synimi i fundit i poetit  është mbrritja e realizuar ....

(Artikulli  është nxjerrë nga Gazeta e Athinës nr 92 e dhjetorit 2012)

faruk myrtaj on 06/01/2013 14:56:54
avatar
Alush Avduli e shkruan kritiken si krijim te vetin: ka gjendje poeti ne veshtrimin e tij, mbajtje-fryme prej filozofimesh, pergjithesime qe vijne prej njohjesh te thella.
Duket e njeh Maton prej kohesh, qe arrin t'ja shoh e ta ne e sjell si sfidues te saj. "Fitimtar eshte vetem ai qe ka vertetesi ne vete", deshmon Avduli, pasi na ka shkundur pak me pare duke na kujtuar se "po te peshohen, poetet dalin pa peshe. Synimi ne art jane hijet e tij..."
Asnje rendesi nuk ka nese "hyjme -zyrtarisht- apo nuk hyjme ne letersi": Poeti eshte, vetiu, kur dhuron me shpirt poeti teksa ve re e nderon vlere tek tjetri.
Teksa sjell dimension tjeter te Agim Matos, Alush Avduli e ben deri ne fund te vlershem dhe te besueshem opinionin e tij kur shkruan se "leximet shfletojnë me pëllëmbën e gjetheve..."!
Shoqeri e bukur te ben pjestar, edhe pa u njohur...


Nessun commento:

Posta un commento