DASHURI E VDEKUR
Çdo herë që niste
shoqërimi ynë,
çdo herë që fshiheshim gjireve
të largëta të detit,
shkëmbinjtë e nënujshëm të
luftës së klasave
na e përmbysinin barkën e
dashurisë.
Pranë teje zëra. Mbeturina të
hedhura nga anijet.
Sanalle të nxjerra në tokë e të
shpuara në kurriz
si dëshmi të netëve të
stuhishme.
Kaq herë fati na nxori jashtë lundrimit,
si këta sanallë të gjymtuar
pranë teje në kumin e lagur!
Nuk e di sa kohë, pastaj,
jam endur rrugëve të trishtimit
ku ndërtesat e netëve kërruseshin mbi mua
si një grumbull të verbërish të
ngurrosur.
Përmes drurëve të shtrembëruar
nga dhimbja
më shfaqej një mjegull e
përgjakur.
Dukej sikur gjithë trungjet e
drurëve ishin mbushur me
afishet
e dashurive të vdekura.
Pylli i nervave
kuiste
poshtë erërave të zemërimit.
A e kini parë ndonjëherë si
diellin e zë hëna
dhe drita përpëlitet në asfalt
si një qengj i therrur?
Ai qengj isha unë që
përpëlitesha
në kërkim të asaj drite
që ca zyra të fshehta ma kyçnin
nëpër dosje të errëta.
Si do ta gjeja dritën time që
të shikoja kohën jashtë
eklipsit?
Limjon, 1975-2011
Nessun commento:
Posta un commento