........

sabato 19 gennaio 2013

Fusha




















FUSHA
E çliruar nga pjerrësitë, nga kthesat dhe shpellat
                                                   ti nuk fsheh asgjë,
ti shtrihesh horizontale dhe e përpiktë
si një balancë
që askush nuk i shpëton dot gjykimit të saj.

Është e vështirë
të ecësh mbi ty
e të mos peshosh
vetveten

Mbi ty,
njerëzit dhe malet,
duhet të mbështesin fort gjymtyrët
që të mos i lëkundin
padrejtësitë.


Duhet që
karakteret zhurmëmëdhenj
të hutohen para logjikës sate
dhe sa të të prekin ty,
të largohen kokulur,
të turpëruar.

Drejtësia
duhet të ketë
shtrirjen tënde
pa kufi.

1986-2012

Nessun commento:

Posta un commento