........

sabato 12 gennaio 2013

Fëmijët






















FËMIJËT


Tërë këto ditë u dëgjua mbi kokat tona  frushullima
e trafikut  ajror të zogjve
                                           që mbartnin në krahët e tyre prillin.
Më vonë erdhën avionët e spërkatjes mbi fusha.
Hapësirat lëkundeshin si çarçafë të padukshëm.

Kur uleshin në aeroportin bujqësor,
një re fëmijësh ja behte
rrotull këtyre avionëve të rëndomtë pune
me erë vajërash dhe herbicidesh.

Preknin me dorë metalin e ngrohtë që regëtinte
dhe zgjohej Ikariosi brenda kraharorit të tyre të vogël,
zgjohej pafundësia.
Pastaj fëmijët i zbonin. Ndizeshin motorët.
Një shtjellë e fuqishme ajri u zbërthente këmishët.
Po ato nuk ishin këmisha. Ishin krahë që rrihnin
sikur papritur një tufë lejlekësh të bëhej gati të
 fluturonte.

Dhe natën, në gjumë, shpirtin e tyre e mundonin  qiejt.
Pilotonin në një oqean ajri, ëndrre.
U vinin veshin zhaurinës së planeteve,
gati sa s’ceknin hënën e u vinte keq që s’kishte retë e saj,
        shiun e saj,
që s’kishte pyjet e saj,
qytetet dhe fushat e ndara në kuadrate
si hoje të punës njerëzore.

Mëngjesi i gjente në tokë,
në fshatrat e tyre të bardha, të rrethuara nga rrëmuja
e gjelbër e grynjrave. 

Nessun commento:

Posta un commento