NATA NË PORT
Fishkëllejnë fishat prej avulli, dalin anijet nga porti,
rrotullohen si ca pata të ngathëta
dhe largohen duke tundur vithet e tyre të rënda.
Bankinat, policët dhe skafet dremitin. Vetëm vinçi, bën
roje dhe u hedh fshehurazi një sy
ca jahteve të vegjël që lëkunden dhe
shpojnë me dyrekët
e tyre cipën e hollë të mbrëmjes,
duke ngatërruar me dashje pozicionin e yjeve të Harushës.
Pastaj del hëna që xhvishet, hedh të linjtat mbi vinç,
bën rrotullime në ajër si në një
trampolinë
dhe zhytet poshtë ujrave. Dhe ujrat mbushen dritë,
bëhen pasqyrë e një qyteti ëndërrash si një haluçinacion
që shkrepëtinë imazhe.
Vetëm atëhere shquan peshkatarët
që mbledhin rrjetat në gji
dhe hëna e pacipë shkon e u tregon hiret.
Nessun commento:
Posta un commento