DETI
Ishe altari ku rrëfehesha. Flisja e flisja mes mërmërimës së
dallgëve
me një zë që të
mos kuptohej nga të tjerët.
Kur ngriheshin
tallazet e tua, e ngrija edhe unë zërin derisa
bërtisja mbi
shkëmbijtë nga frika se nuk më dëgjoje.
Më mbuloje atëhere
me shkumë
dhe lëpija kripën
tënde
sëbashku me lotët.
Isha mësuar me shijen
e tyre, isha mësuar me hidhërimet
të cilat më dukej
se kurrë nuk do të më ndaheshin.
Nëpër dimëra
kontrolloja tërë gjirin për të mbledhur oktapodët
që flakje enkas, bashkë
me leshterikët dhe patavrat.
Një herë, kur e
trashe zullumin, pashë të vinte drejt meje
një copë e madhe
toke me gjithë pemët, si një ishull lundrues.
Për ditë të tëra
hypja në këtë ishull si një Robinson Kryzo i
vogël
derisa gjiri u
skuq nga balta që tretej dhe pemët u shembën mbi
ujëra si ëndërrat
e udhëtimeve që nuk i bëra.
Oqeanikët me
dritat shumëkatëshe kalonin përballë
dhe nuk e ceknin
tokën time, pëlhurat e velierave atje larg
i shtynte një erë tjetër
që mushkritë e mia s’e kishin provuar.
Në verë zhytesha
në lëndinat e fund-Jonit dhe humbisja në
barin e
gjelbër të poseidonias,
i gudulisur nga
valsi i lehtë i tyre
si valsi i grunjërava në fusha.
Pranë meje
notonin peshq të ngathët e të verbër të thellësive,
të pamësuar me
dritën, të rënë sa herë në rrjeta dhe të gjuajtur
me shkelma nga
peshkatarët, sërish në ujë.
Isha si i verbuar
edhe unë nga një pluhur i dëndur drite.
Tërë fjalosjet vetmitare,
tërë rrëfimet e
pafundme me ty
filluan të më
rrethonin,
si një brerore e
padukëshme shpresash
që ngjitej nga
thellësia e labirinteve nënujore.
Ndjeja të më
merreshin mendtë
dhe mesdita më
flakte pranë teje,
dhe gjumi më
zinte, përzjerë me rërën e nxehtë, me algat
përsipër, dhe
valët që shtyheshin në brinjë.
Shaluar mbi një
kalë deti bridhja në hapësirat e çuditëshme të
ëndërrave dhe ndjeja të më filtrohej trishtimi
dhe të më avitej POEZIA,
si rrezet e dritës
që kullosnin mbi
hapësirën tënde, o det.
Frikë nuk pata më
se mos më dëgjonin të tjerët.
20 janar 2013
Nessun commento:
Posta un commento