SHLLAFARI
A ke qenë në Shllafari? A ke qenë në atë ishull
të largët të Utopisë?
Gjithë vitin në Shllafari bredhin udhëve
derkucë të pjekur me nga një thikë e pirunë të
ngulur
në kofshë
dhe një pjatë ari të varur në bisht.
Në qiell fluturojnë rosa, pata, mëllenja,
thëllëza
e fazanë të
pjekur.
Atje s’ka gurë e shkëmbenj
sepse vendin e tyre e kanë zënë
format e djathit kaçkavall, e djathit të bardhë
fetë.
Në të dy anët e rrugës
janë ngritur gjerdhe me mure petullash e
ëmbëlsirash.
Vetëm se
duhet të ruhesh nga sherbeti që të mos
rrëshqasësh.
Burimet me verë
gurgullojë e të bëjnë shend e verë.
Shatërvanet flakin në ajër wisky-n qelibar.
Qejfllinjë hidhen
lakuriq dhe ata që s’dinë not
ngrenë
qafat nga sipërfaqja e lëngët dhe bërtasin:
“Meze!”
- që të mos mbyten.
Akulloret janë si Plaku i Vitit të Ri prej
bore.
Në vend të gjetheve pemët rritin kartmonedha
e mund
t’i mbledhësh duke i shkundur.
Shumë ngelen e kalben përtokë
sepse askush nuk përkulet nga përtesa.
Që të arrish në Shllafari
duhet të shfletosh ca qitapë të mëdhenj e të
pyesësh
qatipin e
verbër aty pranë
të të tregojë rrugën,
duhet të dëgjosh memecin
dhe të nisesh bashkë me ulokun.
Sarandë, 2011
Nessun commento:
Posta un commento