........

domenica 6 gennaio 2013

Krimbi



KRIMBI


Sa herë që ulesha të shkruaja, tryezën time e brente një
                        krimb. Gërr, gërr,
punonte brenda lëndës së drurit ky minator i çuditshëm
që bënte garë me gërvishtjen e penës sime
mbi letër. Shihja të nxirrte në sipërfaqe tallazhin e imët 
pas orësh pune dhe m’i ngatëronte mendimet, 
temporitmin, përfyryrimet. I lexoja me zë disa herë
ato që shkruaja. Krimbi ndalte punën dhe atëhere më 
kallte frikën heshtja e tij. Ç’ishte ky sizmograf
i ndjenjave të mia? Ndërgjegjja apo censori im?
Shkruaja sërish e sërish dëgjoja gërr gërrin e tij. Gjithë
                        natën, të gjitha herët
i shoqëruar me autocensurën, dyshimin, pasigurinë.

U desh shumë kohë ta kuptoja pse hapte tunele brenda
 meje  ky minator i palodhur
i atyre viteve rinore, u desh shumë kohë të bindesha
se duhej ulur vrulli i motiveve, vrulli i të vërtetave
që të shpëtonin vetë motivet e të vërtetat
që përmban sot ky libër.
Ai tallazh i imët, i verdhë, si pluhur farmacie, ishte doza
që merrja rregullisht për të fashitur ethet e frymëzimeve.

Sarandë, 2011

Nessun commento:

Posta un commento