BORË
E PARË NË JUG
Dukej
sikur mbi gjithë çatitë e rruzullit
mbrëmë
frynin erëra.
Tufa
mjegullash
rrëzonin
kolonat e tymit nga oxhaqet.
Në
llambat e rrugëve,
mbi
shkumën e ndriçuar të detit
silleshin
parreshtur
mijëra
flutura të çuditshme bore.
Ku
ta dinin mbrëmë fëmijët, se të nesërmen,
në
vend të mjegullave,
mbi
çatitë, mbi qepallat e dritareve,
mbi
katartet e anijeve,
mbi
gjithë qytetin e tyre,
të
ngritur në zgrib të zhurmave shkumore të
Jonit,
do
të ngelej një pudër e shndritshme bore?
Qyteti
mbrëmë ishte fundosur
nën
një fërfëritje fluturash. . .
O
si fërfërinte mbrëmë bora
mbi
supet e dokerëve të portit,
si
vinte që larg zhurma e mbytur e makarave,
sikur
brenda tyre vërtiteshin të dërmuara gjithë
erërat,
gjithë
stuhitë dhe miegullat.
Po, kur ra mëngjezi,
dokerët
shkelën mbi borën e heshtur.
Larg,
hëna si një apostrofë,
u!ej
mbi shkrimin e një reklame drite.
Atyre
ju rrihte zëmra, ju rrihte zemra,
si
një pëllumb ju çukiste në brinjë.
Nessun commento:
Posta un commento