TAVERNA POSEIDON
1
Në
tavernën Poseidon të rrethuar me xhama, me tollovinë
e
peshkatarëve rreth e rrotull, me flugat që rrëshqasin poshtë
dritareve,
të
duket sikur lundron në barkun e një përbindëshi.
Një
gotë raki, një sparo, një sardele,
një
dolomit në cep të një pjatelle,
ku
përdoren vetëm gishtat,
të
shijon më shumë se peshku i kushtueshëm i restorantev të
klasit,
ku
të hutojnë pirunët e pafund dhe thikat.
Këtu
e le veten të të rrëmbejë fantazia e avujve të alkoolit,
të
bësh sikur je dakord me broçkullat për sirenën e plagosur
të atij që ke përballë,
duke
të përsëritur:
“Më
dëgjon? Më dëgjon?“
Dhe
ti: “po, po” i tund kokën,
“po,
po” i thua,
që
t’i shpëtosh këmbënguljes,
e
prapë në grackë ke rënë,
pa
u menduar:
“E
solla tërë gjak në liman
-
të thotë -me barkën time.
Kur
këta që sheh rrotull
bënin
llogje në tavernë,
unë
i lidhja fashat,
pa
ja zilepsur nishanet”.
Në
intimitet më afrohet,
kthen
kokën andej këndej
si
një pirat i regjur
dhe
më ekspozon para syve
një
monedhë antike të Pirros së Epirit.
“Është
e rrallë, or mik, ja, shikoje!
Sirena,
nga anijet antike të thellësive
si
shpërblim më nxorri, kur u shërua
një
amforë me pare floriri e stolira.”
Nuk
ja var më. Thërres
kamarierin:
“një
teke zotërisë!”
Dhe
për t’i shpëtuar
i
ve veshin debateve,
zallamahisë.
2
Ata
që fjalët u lëshojnë tym, si të
kërleshur duken.
Barku
i përbindëshit hepohet mbi debatet.
Një
dorë e nevrikosur lëkund
një
shkresë të policisë bashkiake:
“Data
aq e kaq! Urdhri është i prerë,
Leja
skadoi, të drejtë nuk keni!
Çmontojeni
me të mirë Poseidonin,
Përndryshe,
...paisjet...në det do t’i gjeni!”
“Konflikt
social”, mendova dhe vargjet
që
pak çaste më parë bridhnin të lira
u
vunë në rresht, ashtu si ushtarët,
shtrënguan
pajimet, metrikën dhe rimat.
Të
vijë policia bashkiake tha dikush!
Se
këtu, në humnerat e frikëshme të Jonit,
E
para leje ndërtimi që dha perëndia,
e
para tapi, ishte ajo e Poseidonit.
Atje
ku pallatet zenë cit më cit qiellin,
Ngrihej
dikur tempulli i Afërditës,
Tani
nuk e dimë ku perëndon dielli,
Nuk
e dimë ku çelet sythi i dritës.
Kur
triremat jonike për t’u dredhuar stuhive,
Poseidonit
i luteshin të fashiste dallgët,
Ai
i ndihte sa shfaqej tempulli i Afërditës
Te
gjiri i Onhezmit, ku ndizeshin flakët.
Është
vonë. Barkat lëkunden nën hijet e rënda,
ku
pesha e pallateve asfikson limanin.
Ende
zien Posidoni përbrenda,
si
Rrugët e Bardha kur fryn maestrali[1].
Nessun commento:
Posta un commento