JAM
PREJ LOTI
Jam prej loti. Jam vetëm një spitharë* që gdhëndin
dallgët
mbi shkëmbinjtë detarë për të depozituar
e përtharë shëllirën e ofshamave të tyre.
Një shtyllë kripe e ngulitur mbi dhimbjet jam.
Mos shikoni lodrën e dritës
që përthyhet në kristalet e klorurit të natriumit. Ato
nuk
janë shkëlqimi im.
Lotin kam.
Të rritur brënda vetes
vit pas viti,
dert pas derti. Lotin
që pak dinë ta shohin,
që pak dinë ta kuptojnë atë gur të çmuar të urtësisë dhe
durimit të madh.* spitharë(a) - gropa të përmasave të ndryshme që erozioni hap me kalimin e kohës mbi shkëmbenj.
Nessun commento:
Posta un commento