KLUBI I SHOFERËVE
(Nga "Poezi të pafajshme")
Akoma
duhet të jetë ai klub i drunjtë në trafikun
e ngatërruar
të minierave dhe sharrave,
ai
klub i drunjtë
ku
frenojnë skodat,
dridhen
xhamat prej tyre
dhe
një këndez prej llamarine majë çatisë përplas
krahët
duke uruar mirëseardhjen.
Sapo
kisha mbrritur. Nga strehët
vareshin
krongjijtë
si
pikëçuditëse
mbi
hutimin tim. Tutje, në ekranin e gjerë të
mjegullave
druvarët
kërkonin qiellin
duke
rrëzuar pyjet.
Duhet
të jetë ai klub. Dhe po ata shoferë,
dhe
po ai djalosh leshverdhë,
që u
ngrit e tha sipër ngurrimit:
“Kalohet
dhe Qafa e Djallit kalohet;
tri herë unë rrëshqita, hungrroi tri
herë
arusha
ime
dhe
oshëtiu pylli”.
Dhe mua më duhet të jem prap i ulur në tavolinat
e
atij klubi,
t’i
gjej vetes
diçka
që
më ka munguar gjatë këtyre ditëve,
diçka
që bëhet e imja vetëm kur jam i rrethuar nga
zërat
e tyre,
nga
fytyrat e tyre,
të
rrahura nga era e Moravës
të
përzhitura nga dëbora e Kukësit,
ku
ka vizatuar guximi
qetësinë
para
rrëshqitjeve dhe humnerave.
O,
po duhet të jetë ai klub
dhe
shoferët prap do të mblidhen
duke
kapëcyer netët si hendeqet.
Nessun commento:
Posta un commento