FESTIVALI
(Nga "Poezi të pafajshme")
Është dita e fundit e festivalit. Një erë këngësh
shtyn
dallgët
e valleve.
Kështjella
ngjan si një anije.
Ku
po vemi?
Kemi
kaq ditë që po udhëtojmë në detin e pafund
të
gjenisë së popullit.
Hapat
ngjeshin sheshin e kuvertës.
Ky
shesh është bërë prej eshtrash dhe gjaku,
këta
mure të veshur me myshk
ruajnë
gjer në palcë të kaluarën.
Këta
çelësa të rëndë në hajatet e ftohtë
Shumë
kohë mundoheshin të kyçnin
hapat
e historisë.
Shumë
kohë dukej sikur
duart
e saj
u
mpinë mbi gjunjët e pritjes. Dukej
sikur
nuk ecte.
Çapitemi
mbi kuvertën
e
anijes,
që
historia e ka drejtuar përmes ngushticave
të
shekujve,
që e
ka ankoruar në limanet e aq luftrave,
armët
e të cilave i mbart tani në hambarët e saj.
Anija,
që s’i kanë bërë gjë gjylet, tani lëkundet nga
vallet.
Kemi
kaq ditë që po udhëtojmë në detin e pafund
të
gjenisë së popullit.
Nessun commento:
Posta un commento