NË LIMANIN E DITËVE TONA
Në det bëhej luftë.
Joni rrudhte ballin
dhe dallgët suleshin drejt bregut
duke sjellur jehonën e luftës,
copëra katartesh, pëlhura të
gjakosura,
duke përplasur në shkëmbenjtë e
kripur
mëngjeset dhe mbrëmjet e purpurta.
Fundit të detit, si një muze
shekujsh,
i dhuronin, dallgët, objekte të
reja.
Ngrinin kokën dhe prapë suleshin
drejt
bregut,
dhe prapë sillnin lajme betejash.
Dallgët e shkumëzuara të
shpirtrave të tyre
nënave u shkallmonin brinjët.
Prisnin, prisnin me vite
nënat,
që nga pritja u thinjën.
Këngët që ngrinin
ishin sikur të
ndërtonin barka
dhe t’ju vinin djemve pranë.
Çanë këngët përmes stërkalash,
këngët e djemve që ranë.
Çajnë këngët dhe të shtyra nga
koha
në limanin e ditëve tona hynë.
Zbresin nga anijet detarët e
vjetër,
zbresin nga këngët dhe drejt nesh vijnë.
1969
Nessun commento:
Posta un commento