........

sabato 28 aprile 2018

Në vendin ku gjithmonë është e diel



NË VENDIN KU GJITHMONË ËSHTË E DIEL





















Pinoku u arratis për në vendin ku gjithmonë është e diel.

“Oh”, tha, “më në fund do të jem i lirë,
as baba Karlo, as mësueset nuk më gjejnë dot sepse ditët
                                e tjera mungojnë nga kalendari.

Pas çapkënllëqeve të së dielës nuk vjen më e hëna të më
                                                                                       qortojë
për detyrat e pabëra,
për vjershat që nuk i ka nxënë  radakja ime e drunjtë.

Nuk vjen më as e marta,  kur më çonin me një këmbë te
 dërrasa e zezë,
as e mërkura, kur më këputej hunda nga goditjet me
           vizore dhe unë e rritja me gënjeshtra,
as e enjtja, kur gjuaja zogjtë me llastika nëpër parqe dhe
  i varja të përgjakur te rripi i pantallonave,
as e premtja, kur u flisja me zë të lartë sirenave nga bregu
           i detit, për t’u mësuar abetaren
dhe as e shtuna,
që e prisja me shpresë për t’u harbuar te e diela.

Liria tani e ka një emër: quhet e diel.

Jam me fat që në qiellin e këtij vendi është mbyllur porta
            nga hynin ditët e tjera të javës”.

Nessun commento:

Posta un commento