........

mercoledì 4 aprile 2018

Vogëlushi dhe Skënderbeu


VOGËLUSHI DHE SKËNDERBEU




















Alusianit

Kur atij vogëlushi iu shfaq në sheshin qendror të Tiranës,
për herë të parë  Skënderbeu, i madhërishëm, mbi kalë
lëshoi një klithmë habie, u shpëtoi nga duart prindërve, vrapoi
 drejt monumentit,
e përshëndeti me dorë, e priti të zbriste nga kali,
t’i afrohej, ta përkëdhelte
si në një sekuencë filmike që vet e pat ëndërruar.

Vogëlushi jetonte çastin e magjishëm
të takimit me perëndinë e vet.

Një aureolë dritash iu faneps me mijëra reflekse
kur pa se masa e bronztë lëvizi dhe Skënderbeu i bëri vend
në vithet gjokut, që u ul në gjunjë para tij.

Fluturuan si një dron sipër kullave të qytetit dhe shkanë tutje
nëpër kohë drejt fushëbetejave të vjetra, kështjellave, ndërsa
shpata e ngritur në ajër, duke fishkëllyer, çante  shekujt.

Kur u kthye,“Ku humbe?” 
i thanë prindërit,
“Nuk humba” u përgjigj,
“Udhëtova në kohë të tjera”
“Si ...?” u habit i ati dhe vogëlushi
zgjati dorën nga monumenti...

Babë e bir, u kuptuan në heshtje.

Pastaj vogëlushi pyeti:
“Ku e ka shtëpinë, Skënderbeu, ku fle?”

Si t’i shpjegonte se Ai qe shndërruar tashmë në ndërgjegjen
  e përjetshme të kombit,
si ta zhgënjente bindjen e vogëlushit
dhe t’i mbushte mendjen se Skënderbeu
prej epokash, nuk rronte më?

Dhe i thotë: “Shtëpia e tij janë të gjitha kështjellat,
të gjitha muzetë, ku pret vizitorët,"

2018

Nessun commento:

Posta un commento