MËMA
Më çoni lajm të zbres atje poshtë, në qytetin ku rroni,
nxitni një tufë me engjuj të më mundin me dashurinë
time për ta
po unë do të rri këtu, te më të shumtit që s’janë më.
S’mund t’i le tani këtë fshat e këtë shtëpi
me strehët e çatisë që varen deri te vetullat e dritareve,
këto oda ku shkëmbehem me shpirtrat e atyre
që kanë nevojë për shoqërinë time,
me strehët e çatisë që varen deri te vetullat e dritareve,
këto oda ku shkëmbehem me shpirtrat e atyre
që kanë nevojë për shoqërinë time,
për skalistirin tim që u shkon nëpër varre,
për ibrikun e vjetër me të cilin u ujit lulet,
për një cigare,
një fije shkrepse,
një qiri të ndezur.
Tani më lodhin shkallët e pallateve tuaja
dhe nuk ju ndjek dot brenda atyre mureve,
portë pas porte si labirinte.
dhe nuk ju ndjek dot brenda atyre mureve,
portë pas porte si labirinte.
Këtu ku jam kambanën e kishës e tund era netëve
dhe kujtoj se dikush prej atyre që s'janë më e rreh
gjuhëzën e saj të ndryshkur.
gjuhëzën e saj të ndryshkur.
Çohem e rri shtuara në krevatin ku akoma s’jam mësuar
me vendin bosh të orëziut tim, duke silloisur
jetën që më mblidhet si një komb para syve.
Bëhem fëmijë, nuse, bëj vet fëmijë,
mbush me frymën time odat,
i mbush me ju dhe
me të ikurit nga kjo jetë.
.
Shtëpinë e mban në këmbë fryma e njeriut, thonë,
dhe unë i vizitoj të gjitha kthinat me rradhë,
prek fotografitë tuaja,
lodra të harruara, një bastun ende të varur,
një kapele në gozhdë,
këpucë të vjetra poshtë karsellave.
Maçoku Beleck ecën hijerëndë në oborr
me bishtin e ngritur që askush nuk ja lëvdon më.
Qeni ziosh i lidhur te fiku kujton nëpër ëndërr erën
e secilit prej jush.
Kujtoj edhe unë vajzërinë kur merrnim litarët
dhe ngarkonim bucela
e shtëmbat për te Kroi i Madh,
me myshkun dhe lagështirën rreth e rrotull,
me sulinat që hidhnin ujin dimër verë te këmbët tona,
me zgavrat e mëdha të shpellës nga vinte uji,
me errësirën dhe jehonën e zërit që përsëritej nga
brendësia e saj, sikur
të vinin nga bota e përtejme,
që
besonim se ekzistonte.
Ndodhte që moshatarët tanë të fshiheshin aty
dhe fillonin të
bënin si xhinde. Ne shpërndaheshim
me ulërima si një tufë zogjsh që fluturojnë
nga pemët e qëlluara me gur
Gjarpri i gdhendur mbi sulinat, një trill i lashtë,
i ngjante një kuçedre me bishtin e lidhur komb.
Në pushimet e shkollës
mblidhnim lulëkuqe, mullaga e cërmërdell
dhe i thanim në oborre,
të hapura mbi çarçafë të vjetër që nuk i përdornim
më.
Trembeshim mos na i shpërndante era dhe luanim
këmbëçalin aty nën zhurmërimën e isos së cinxujve dhe
këngës bio të zogjve.
Darkave shoh dritat që ndizen atje poshtë ku rroni dhe
më merr malli.
Nuk po them,
më djeg shpirtin ajo tufë engjujsh që më thërret së
largu,
po unë si t’i le kujtimet që më rëndojnë në shpirt,
jetët e sa e sa brezave që më mbajnë lidhur
e të vij tek ju?!
Mars 2016
Nessun commento:
Posta un commento