GJAHTARËT E
PESHKUT
Duke kaluar n’udhëkryqe fenerësh,
nga gjiri i natës një motobarkë
mbërriti n’ujërat e kaltëra të mëngjesit.
Dëgjohen zëra të përgjumur
që mpleksen me rrjetat e qullurra,
zhurmë zinxhirash,
spiranca që humbet poshtë ujërave
dhe çapet e rënda të pashkatarëve në mol.
Kapidani është i pari i tyre.
Sa herë që shfaqen mbi hone ujore,
zëri i kapidanit i trashë, i ngjirur,
në zemër u hedh spirancën e shpresës.
Të sigurt atëherë tërheqin rrjetat,
tërheqin humnerat e shkallmuara nga stuhia.
Çajnë përmes yjeve të gremisura mbi ujëra,
udhëkryqeve të fenerëve, buzë stuhive
të mbushur me peshq.
Tani peshkatarët, të mbështjellë nga
era e peshkut,
e dallgëve dhe e kaltërsisë, ecin drejt shtëpive
duke hedhur këmbët në bulevardin e qytetit,
si në bordin e një anieje vigane.
Në deje u zien një këngë e ashpër,
një këngë e egër për
detin dhe pagjumësinë.
Nessun commento:
Posta un commento