........

domenica 24 febbraio 2013

Një supermarket në Kaliforni






















Allen Ginsberg

NJË SUPERMARKET NË KALIFORNI

Sa të mendoj këtë mbrëmje, Walt Whitman, sepse
duke ecur nëpër rrugët e ngushta nën pemë, me një dhimbje
koke, duke kërkuar i vetëdijshëm një hënë të plotë,
mundimin tim të urritur, për të psonisur imazhe,
hyra në supermarketin e frutave me neon, duke ëndërruar
            enumeracionet e tua!
Çfarë pjeshkësh dhe çfarë dritëhijesh! Familje të tërë për të
            bërë furnizimin në mbrëmje.
Korridore plot me të martuar që presin! Gra pranë frutave 
avocados, fëmijë tek domatet! – dhe ti, Garzia Lorka, ç’ je 
duke bërë atje poshtë në mes të shalqinjve?

Të pashë, Walt Whitman, grykës i vjetër, i vetmuar, pa fëmijë,
të kërkosh midis mishrave në frigorifer, duke vështruar me
 lakmi shitësit e rinj,
të dëgjova duke pyetur secilin: kush i ka therrë derrat, të gatshëm
 për bërxolla? Sa kushtojnë bananet?
Je ti ëngjëlli im? U kam ardhur rrotull stivave të konservave që
            shkëlqejnë, duke të ndjekur,
nga pas me imagjinatën e  policit të merkatos.
Kemi ecur sëbashku përgjatë shtigjeve të hapura në fantazinë 
tonë të vetmuar duke provuar karçofë, duke përvehtësuar çdo
 shije të ngrirë, pa shkuar asnjëherë nga arkëtarët.
Ku shkojmë, Walt Whitman? Pas një ore mbyllen portat,
Ku do ta ngulësh sonte mjekrën? ( Shfletoj librin tënd, ëndërroj
odisenë tonë të supermarketit dhe ndjehem absurd.)
Do të shetisim për tërë natën nëpër rrugët e vetmuara? Pemët 
shtojnë hije mbi hije, dritat të fikura nëpër shtëpi, do të
  ndjehemi vetëm.
Do të ecim duke ëndërruar Amerikën e humbur të dashurisë,
pranë automobilave të  kaltër nëpër rrugë, drejt shtëpisë në
 vilën tonë të heshtur?
Ah, i dashur, at, mjekërbardhë, vetmitar i vjetër, mjeshtër i
            kurajos ç’Amerikë  kishe ti
kur Karonti nisi të shtyjë barkën e vet dhe ti zbrite
në një breg të mjegulluar duke kundruar barkën të zhduket 
në ujrat e errëta të Lethes?*


Berkeley, 1955

* Lethe - lumi i harresës

Përktheu: Agim Mato 

Nessun commento:

Posta un commento