........

giovedì 21 febbraio 2013

Vitet që jetuam bashkë

















VITET QË JETUAM BASHKË


Vitet që jetuam bashkë janë si një pyll i vogël që oshëtin 
                                                              nga  kujtimet.
Nën këta drurë vitesh, të drejtë e të papërkulur si
 statuja të dashurisë,
kalojmë tani
duke ndier të shushurijnë nën këmbë gjethet e ditëve
                                                                      që ikin
dhe kërcitjen e ndonjë dege të këputur e të tharë nga
                                                        mëritë e çastit.

Ende s’jemi thinjur.
Ende zemrat tona
mbushin me gjak të bollshëm fenerin e dashurisë që
                                                            drita e saj
                                              kurrë të mos shterë.


Nessun commento:

Posta un commento