........

mercoledì 20 febbraio 2013

Mug
















MUG     


Rrija vetëm me gjithësinë.

Mbaja vesh puhizën e yjeve që çelnin si luleshqerra,
mbaja vesh detin atje poshtë,
frymëmarrjen e guvave të tij si ca gërhitje balenash.

Një xixëllonjë
u  shpëtoi zjarreve të perëndimit dhe u end
sipër meje me një hënë të vockël nën bark.

Portokallet hidhnin krahëve trikon e kaltër të mbrëmjes
dhe shkonin në  takim me ullinjtë.

Mbi qytet nderej një mjegullnajë drite,
një avullim i bardhë ëndrrash dhe oxhaqesh.

Atje tej dëgjohej buçitja e një lumi
që derdhte kohën në det.

Rrija vetëm me gjithësinë

Nessun commento:

Posta un commento