MBUSH NJË GRUSHT ME GUASKA
DETI
Mbush një grusht me guaska deti.
Ç’u bënë jetëzat brenda tyre?
Ndiej vetëm tringëllimën boshe tek i trazoj në duar.
Korale të ftohta,
pa vlerë,
që vala i flak orë e çast në breg.
Si Hamleti rri e kundroj
këto kafkëza të vogla,
llogore të braktisura të luftës për ekzistencë.
Dhe sado të lëmuara,
sado fine,
pa atë shkëmbim lëndësh që i lidhte me botën përreth
më ngjajnë tani me skulpturat abstrakte
që vala e kohës i flak
në harresë.
Nessun commento:
Posta un commento