........

domenica 30 dicembre 2012

Tutje sanalleve të kthyera përmbys




















TUTJE SANALLEVE  TË KTHYERA PËRMBYS

E ndrojtur u ul nata e jugut mbi drurët e kaltër dhe
shkëmbinjtë e bardhë,
nata e jugut
me erën e ngrohtë
që mblidhte zërat zogjve, zhurmën e krahëve të
                                                                     lejlekëve,
                                                                        që vinin
                                                               nga Mesdheu.

Mbi kumin e plazhit
qëndronin sanallet
e kthyera përmbys.

Ne i lamë mbrapa.
Ne shkuam tutje mes rrugicave të prillit
atje ku dukej më mirë qyteti i vizatuar lehtë
pas mjegullës së mbrëmjes.

Ishim dy silueta të dridhëshme mbi ujëra, ku vala 
                                                                përhapte jodin
që na mbështillte si aroma e ndjenjave tona.

Nuk flisnim. Xixëllonja e një puthjeje të lehtë na
                                                            ndriçoi fytyrat
kur pamë njeri tjetrin të zenë në faj...
.
Nuk e di pse magjia e asaj mbrëmjeje 
dhe xixëllonja e saj
më ndoqën pas gjithë jetën.

1973-2014

Nessun commento:

Posta un commento