........

giovedì 20 dicembre 2012

Oktapodi



















OKTAPODI


Dal të mbush mushkëritë me drithërimën e mëngjeseve
 detare.

Dielli që lind e bën detin të xixëllijë me ca drita fosforeshente.
S’mund ta shoh gjatë.
U afrohem shkëmbinjve ku sytë e mprehtë
të djelmoshave përgjojnë oktapodin
që largohet me të shpejtë,
duke lëshuar mellanin në ujë për të humbur gjurmët.

Djelmoshat kridhen dhe nis dyluftimi plot rreziqe.
Shoh të tetë këmbët e përbindëshit që ngulin venduzat
në shpatullat e tyre
dhe u mbështillen rreth qafës si litarë.
Shoh detin që shkumëzon nga përpjekja,
rrëzimin, përplasjen e krahëve
dhe duart si ganxha që shqisin nga trupi oktapodin
si të shqisin rrënjët e një boçke nga dheu.

Pastaj e përplasin pareshtur në shkëmb gjersa jep shpirt.

Nessun commento:

Posta un commento