........

sabato 29 dicembre 2012

Shishja




















SHISHJA


Kujt i shkoi ndërmend përpilimi i atij dokumenti
të fshehtë për të shfryrë në atë moshë të njomë
dufin e poshtërimeve? E nënshkruam sipas radhës atë
 statut  të dhimbjes: Mehmet Delvina,
Avni Delvina, Luan Mato dhe në fund, unë, më i vogli
            prej  tyre. Të fshehur aty poshtë,
midis të çarave të shkëmbinjve të Jonit, u betuam se
 nuk do të tradhtonim njeri tjetrin, se nuk do t’i
tradhtonim prindërit tanë që vuanin dënimin
 në Kalanë e Gjirokastrës, se nuk do të tradhtonim
  tapitë e lashta të fisit, bibliotekat me
raftet e rënduara, fletoret e ditarët me kaligrafinë  e
            mahnitshme. Nuk do t’i tradhtonim
tablotë  klasike të të parëve me kornizat e tyre hijerënda.
I mbyllëm të gjitha në shishe, duke pikuar mbi tapën
e saj dyllin e nxehtë për ta izoluar nga uji.         
Midis të çarave karstike të shkëmbinjve,  në mes të
gaforeve e cironkave, lëshuam në  ujëra sekretin tonë
të madh, me shpresën se dallga do ta çonte në të tjera
 vende,  në të tjera kohëra për të dëshmuar fatin
tonë. E duke kaluar  vitet, sa herë frika na çoi te shkëmbinjtë, 
se mos deti na dekonspironte dhe e nxirrte
në breg atë të fshehtë!
Nuk e di në ç’oqeane, bashkë me dallgët, shfryn ende
dufin tonë të dikurshëm ai mesazh i mbyllur në shishe.

Sarandë, 2011

Nessun commento:

Posta un commento