VDEKJA E PALMAVE
Kur
pashë gjëmën të pllakoste amfiteatrin gjigant të palmave
të Mesdheut,
e
braktisa Otranton e rrethuar
këtë
radhë
jo
nga çallmat e kuqe të jeniçerëve
po
nga hordhitë e buburrecave të kuq.
Pas
meje mbetën palmat e martirizuara
që
ngriheshin si cungje drejt qiellit.
Po
në tragetin që më çonte drejt veriut
më
kot hetoja se mos udhëtonin bashkë me mua
koleoptera
spiunë
të
kësaj perandorie të padukëshme që vërshonte nga Azia e
largët.
Telepatia
më thoshte se ata kishin mbërritur para
meje.
Dhe
sa m’u shfaq Saranda në mes makthit të mbrëmjes
më
bëhej se dëgjoja kujen e peizazheve të mia. I vija veshin
trungut
të çdo palme, se mos ndjeja luzmën mizëri të tyre.
E
keqja nuk kishte më kohë të më priste mua.
Nga
një marramendje e çuditëshme fillova të fotografoja i
trallisur
trallisur
palmat një nga një,
tek
parku “Hasan Tahsini”,
tek
parku i shatërvanëve,
tek
ajo mrekulli vigane e lulishtes “Butrinti”,
duke
bluar mendime të poterëshme në kokë, sepse po
realizohej
realizohej
më
në fund profecia
kur
qielli do të boshatisej nga hierorja e gjelbër e tyre.
Stivosja
peizazhet
që
do të më mungonin
kur
nga ana tjetër e telefonit
dëgjova
zërin e inxhinjerit të gjelbërimit
t’i
bashkohej vajtimit tim,
dhe
u ndjeva një humbës i terratisur nga fati.
Kush
mund ta durojë më sharrimin e sharmit,
përplasjen
përtokë të hieroreve qiellore,
nga
këto fshikëza që sapo dalin nga vezët
dhe
fillojnë të mbllaçisin me makutëri
tërë
këtë bukuri që pata?
Mos
më leni të shoh më
autovinçin me koshin që ngjit deri tek kurora
punëtorin
me motosharrën që pret trupin tim.
As
te laboratoret tashmë,
as
duke rrëmuar te Wikipedia
ende
nuk gjej shërim.
Nessun commento:
Posta un commento