JON
Një hap më
tej fillon gjithësia. Pranë meje - palombarë që
ngjiten
në qiell,
astronautë që
cekin fundin e oqeaneve.
Një botë
fanepsjesh më rrethon.
Ç’ rrinte e
fjetur brenda meje për vite me radhë
çfryn
papritur llavën e miteve të përgjumura dhe vërshon
rrugëve të
një Butrinti që shullëhet në zgrip të hapësirave.
Kuaj lumenjsh
gremisen nëpër kaskada.
I dal Noes
përpara dhe marr në dorëzim listën me të gjitha
speciet e tokës që mbarti
në arkën e tij.
Përmbytja
zmbrapset.
Toka që
kërkonte është tek unë. Faret,
me një dritë
radiumi ma bëjnë me shenjë si sinjalet e një
piste aeroporti në mes
të natës.
Një hap më
tej është gjithësia. Këtu, pranë meje,
valët
nxjerrin në breg statuja. Të mos kesh mendjen,
gremiset një
kapitel drite dhe tingujt vagnerianë,
nga tendosja
e telave të hapësirës, jehojnë thellë
zbrazëtive.
Mbështetem
mbi një mur resh që të mos vithisem.
Vë veshin dhe
dëgjoj zërin e Thamosit që oshëtin nga
anijet
anijet
dhe lajmëron
se Pani i Madh vdiq.
Drithërima e
liqenit Pelod atje pranë,
me një
simfoni të qarash, ndihet nga bregu tjetër.
Kush jam unë?
Si më braktisën kështu perënditë pagane
dhe më lanë
të vetëm në mes të sirenave që fillojnë të
mbushin
radhët e
koreve jonike të polifonisë ?
Një botë
fanepsjesh më rrethon.
Nessun commento:
Posta un commento