........

martedì 20 novembre 2012

WINÉTT DE ROKHA




















WINÉTT DE ROKHA
Kili (1892-1951)

ËNDRRA E ALGAVE

erashkën time prej korali janë pikturuar
rrugët e humburadetit,
erashkën time prej korali.

Kujtimet që flenë në sirtaret e komosë prej mogani
krehin flokët prej algash nënujore me tymin
e një krehri,
ku një demon i verdhë ka gdhendur një puthje mëngjesore
në çdo dhëmbëz të tyre.

I dritësuar është plazhi dhe këmbët lakuriqe hënës
bymehen butësisht.
 
Fjalët e detit hovin me baticën:
alge , shkëmbinj, pulëbardha, fare, anije, shkumë e dallgë,
të pushtetëshme, femërore dhe të pafundme dallgë!

Ëndrra e algave, ruan një sekret
shkruar në shtatë perlat e ngjyrës së një përralle zanash blu,
kur gratë hyjnë lakuriqe në mëndafshin e oqeanit.


Përktheu: A. Mato

Nessun commento:

Posta un commento