........

martedì 20 novembre 2012

VIRGIL CARIANOPOL



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VIRGIL CARIANOPOL

Rumani (1908-1984)

 

KUSH MË THIRRI

 


Kush më thirri
kur po pastroja flautin tim nga këngët?


Kush më njohu
kur në shpirt më kalbeshin dashuritë?


Kushmbajti  krahët
kur mëngjeset zvarriteshin në shtëpi si rrugore?


Kush pyeti për mua
kur përpiqesha të hyja përsëri në rrugën time si bagëtia

nga kullota?


Kush më përkëdheli
kur heshtja m’u  rrit  në ballë  si myshk?


Oh, detet e varura në bashe anijesh,
shkretëtirat që bien në gjumë me oaze qafë.


Mik, a ke zemër?
Ta ka pyetur dikush zemrën?


Kush do të ti lajë rrobat nga pagjumësia
kur duart nuk zgjaten më drejt ëndrrës?


Përktheu: A. Mato

Nessun commento:

Posta un commento