........

martedì 20 novembre 2012

CARMEN YANEZ





















CARMEN YANEZ
Kili – 1952

LLOGORJA E DASHURISË


Po, -  i thashë -  po.
E lashë të hyjë
Kalin e Trojës.
Dhe me të hyri tortura,
barbari i etur.
Anonim ai u shfaq.
Dora ime përfshiu
Orakujt,
vorbullat.
Linjat e fatit të dorës sime,
lashta dhe të holla
u hapën për të mirëseardhur
urrejtjen  dhe dashurinë.
Po, - i thashë – po.
Unë e shfaqa ombrellën time
nën diell.
Veshët e mi oshëtinë
nga bombat dhe fyerjet.
Dhe dora ime përfshiu
një qytet të vdekur
për të mos e harruar.
Që atëherë,
jetoj alarmin
e një drenusheje
përballë rreziqeve.

Përktheu: A.Mato 

Nessun commento:

Posta un commento