........

mercoledì 24 ottobre 2012

NË BUTRINT















NË BUTRINT


Shëtisim mbi gërmadha qytetërimesh
të mbuluara me pyjet e dafinave
si me lavdinë e vet.

Kolonat me kapitele që ngrihen nga dheu
u ngjajnë direkëve të anijeve të mbytura.

Shumë i vjetër dheu. Këtu, po të gërmosh,
të duket sikur do të prekësh dorën e një statuje
që zgjatet drejt teje për ndihmë. 


Pusi i Nuseve e përplas zërin tonë në lashtësi.
Ngjitemi në ca shkallë
që nuk dinë ku të na çojnë.

Dyert e kohës janë të mbyllura për to.
Ose duhen ende të tjera shkallë të arrish për të trokitur
                                                                               diku.

Në muret e Nimfeumit bletët u bien kambanave të vogla
        të luleve.
Nxitojmë për në teatër si të vonuarit në shfaqje.

Amforat në oborrin e muzeut  mbushen me diell.
Kur ikin  vizitorët dalin statujat të çmpijnë këmbët
nga koha e gjatë e rojenderit në hyrje të historisë








1 commento:

  1. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    RispondiElimina