........

martedì 26 febbraio 2013

Karl Topia






















KARL TOPIA



Shekspiri nuk arriti ta honepste këtë histori. I çuan
                        dosjen, për Helenën e Anzhuinëve
dhe Karlin e Topiajve nga Dyrrachiumi i Ilirisë. I thanë
 për skena e mizanskena,
për dredhira, për kulla të larta, për karaktere
dhe i përmendën Skocinë. Tundëte kokën:
“Interesant, interesant - përshpëriste, - po këto emra
 frëngj më lodhin”
- duke e shfaqur hapur antipatinë për francezët
dhe teatrin e tyre.

Edhe një herë tjetër ia përmendën trinitetin e dashurisë,
të pabesisë  dhe vrasjes në mes të një gostie mbretërore
 në oborrin e Napolit.
“E kush ishte ky Karl francez?”
 – shpërtheu përsëri Shekspiri.
“Jo, jo, mjeshtër, një princ nga Iliria, provincë e Bizantit,
 nga albanët, ai e rrëmbeu
 në Dyrrachium Helenën e Anzhuinëve, ndërsa e çonin
 nuse në ishujt Ciklade të Egjeut”.  Dhe i rrëfyen
 sërish nga e para aventurën e Karlit krifëzi.
 “Pa mendo, - i thotë asistenti, - aty janë të gjitha
ç’ duhen, tavolina me mish kaproi,
derri i egër e i ngrirë gati për të hunguritur, gotat prej
                        kristali,
buzëqeshjet pas tyre, thonjtë e ngjyrosur, pudra,
shikimet provokuese, prekja e këmbëve poshtë
tryezave, fërkimi i pulpave, rrokullima
nëpër gërmaze e lëngut shafran
dhe në fund të aktit të parë
rrëmbimi i Helenës së bukur pasmesnate.”  Dhe shtoi:
Po humbim një rast unik, mjeshtër, mërinë e mbretit që
                        zgjati  njëzet vjet në tërë Mesdheun,
dredhinë tinzare të tij për t’u pajtuar me dhëndrrin,
pritja me salltanete në oborrin e Napolit nga mbreti Robert
(a nuk të ngjan si skocez ky emër?),
masakra dhe kokët e prera të çiftit që mbushin me gjak
                        tryezën e gostisë,
monologun e shfajësimit para të pranishmëve.
do të ishte risi, pastaj, një monolog i kokave të Karlit e
                        Helenës  në mes
të pjatave e pirunëve mbretërorë e sa e sa skena që mund
ta  intrigojnë këtë subjekt të rrallë”.

Shekspiri heshti. Shtyu dosjen. Pastaj foli: “ Si mund ta
                        mbyt skenën me kaq gjak e
me kokët e prera që hidhen pupthi? Hamleti Pollonin e
                        qëlloi prapa perdes
dhe ne nuk e pamë, edhe helmi i përdorur në “sa e sa
                        skena” është  thjesht konvencion!
Ma hiq! Më sill temën e një komedie gazmore të Ilirisë,
“Nata e Dymbëdhjetë” në më kujtohet,
të shpëlaj nga fantazia ime përfytyrimet që më ngjallët”.

Sarandë, 2011

Nessun commento:

Posta un commento