........

domenica 6 aprile 2014

Plazhi i Krorëzës



PLAZHI I KRORËZËS


Këtu natyra është si në ditën e krijimit të botës.

Edhe rëra e plazhit,
edhe shkëmbenjtë që dalin nga uji,
edhe deti,
edhe fundi i tij
mbajnë të pashqitur pullën origjinale të krijuesit.

Shkelim me kujdes, grup-grup,  mbi këtë virgjëri rëre të
   koraltë
dhe ndruhemi  mos hedhim përtokë as bishtat e cigareve.

Bluja e thellë e detit dhe ngjyra e smeraldit na sugjestio-
                                                                       non.
Këtu askujt nuk i hyjnë në punë aparatet për matjen e
 nivelit të pastërtisë.
Nuk ka asnjë element të ndotjes. Edhe zogjtë e shumtë
duket sikur janë të porositur të mos u shpëtojë asnjë fije
      kashte nga sqepi
për ruajtjen e mjedisit ku rrojnë.

Këtu objektet rreth e rrotull janë të veshura me ajër dhe
                                                                                dritë.
Heshtja është mbretëresha e pakurorëzuar e natyrës.
Koha këtu ka ngecur dhe nuk e dimë në ç’ epokë gjeolo-
        gjike po çapitemi.


Dëgjojmë ritmin e muzikës së valëve
që shtyjnë përpara rërën e ndritëshme dhe e tërheqin në
        zmbrapsje,
          si mbylljen e një refreni.

Dikush prej nesh
lëshon një thirrje me zë të lartë dhe të gjithë e ndejmë
kthimin e shumëfishuar të jehonës..

Na ngjan se kemi hyrë në një tempull të harruar.


Dhe sa e vërtetë duket kjo kur na fanepset një manastir
i braktisur mbi shkëmbenj,
i pashkelur prej shekujsh
nga murgjërit dhe besimtarët!

Në shpatet e pjerrëta  rritet një pyll i dëndur e vertikal
prej ilqesh, dushqesh, lisash e valanidhi
në garë se kush të arrijë më parë qiellin.

Mos ardhtë  dora jote,  o njeri,  që ta shbëjë këtë bukuri
me betonet e infrastrukturën moderne që ke  shpikur.


06.04.2014

Nessun commento:

Posta un commento