........

lunedì 6 maggio 2013

Kështjella























          KESHTJELLA 
                     (Nga "Poezi të pafajshme")
Ja Rozafa. Gjiri i bardhë i skalitur në hyrje të kështjellës
                                          pikon  qumësht.

Lindnin shekujt, pinin qumësht te ky gji i kohës,
pinin mushtin e lirisë,
që rridhte nga gjëndrat e tokës
dhe rendnin pastaj mes luftërash,
rendnin mes lavdish.

Shekujt tanë luftarakë, të paepur.

Qëllonte që vinin në kështjellë
tërë gjak, gjysmë të vdekur.

Atëhere shtrëngonte msusklat atdheu,
shtrydhte gjirin.
Ata çoheshin, kapnin armët
dhe prapë në luftë vinin.

Mure dhe shekuj të rrëzuar.
Mjegull. Midis gurëve
bari i gjelbër i kohës sonë mungullon. 


Nessun commento:

Posta un commento