........

venerdì 15 giugno 2018

Vajza e valëve












Tablo e piktorit SEFEDIN STAFA


VAJZA E VALËVE

 Ktheheshim nga brigjet drejt shtëpive
ashtu si zogjtë, e lodhur nga deti,
shkonin të flinin
në palmën e vetmuar të mbrëmjes.


Kur arrinim tek oborret,
mjegulla e lehtë e një kënge
nderej mbi drurët e kopshteve.

«Në një shkëmb anës së detit
qan, e mjera, qan» ngrihej zëri i një gruaje
dhe pas saj
zëra të tjerë grash
shkundnin në ajër
trishtimin e lashtë të këngës.

Zëri i parë këputej i plagosur.

Një si gulçimë deti
dhe zëri prapë do të ngrihej
duke ngjethur gjer në rrënjë
flokët tona të buta.

Dhe na bëhej në gjumë ajo vajzë e largët me
                                               fustanin prej deti,
duke pritur të dashurin e saj
të kthehej
me një anije të bardhë,
nga brigjet e prapsme të Mesdheut.


Me sytë e buhavitur,
duke trembur me hapat tona
 pëllumbat e egër,
do të kërkonim të nesërmen shkëmbin e saj të
gërryer
                                                        nga lotët e pritjes.

1972

1 commento:

  1. Martesa ime pothuajse u shpërbë për shkak të presionit të madh nga vjehrra ime, e cila më kujtonte çdo ditë se nuk kisha fëmijë. Isha e shkatërruar dhe në prag të dorëzimit... Por i falënderoj Zotit të Plotfuqishëm që më vendosi Dr. Dawn në rrugën time. Edhe pse isha tashmë 40 vjeç, mbeta shtatzënë, linda fëmijë të bukur dhe sot jam gruaja më e lumtur në botë!

    E rekomandoj me gjithë zemër Dr. Dawn kujtdo që vuan nga mungesa e fëmijëve ose nga abortet spontane. Ajo vërtet mund të transformojë jetën. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë nëse jeni duke kërkuar bimë natyrale për sëmundje serioze. Kontaktoni atë - ajo mund të jetë mrekullia juaj: dawncuna314@gmail.com. WhatsApp: +2349046229159

    RispondiElimina