........

mercoledì 20 giugno 2018

Luftanija e bombarduar



LUFTANIJA E BOMBARDUAR






















Një ditë, do të merrnim zhytëset e thjeshta
dhe do të eksploronim fundin e detit,
si një galeri kohërash;
Do të eksploronim skeletin e një anieje të
kumbisur
në një krah,.
që i ngjan një pallati të madh e të frikshëm.

Një ditë do të zhyteshim gjer te dritaret e
   errëta,
gjer te sytë e peshqve të përgjumur,
si sytë e marinarëve të huaj
që vinin në shenjë ullinjtë tanë,
shtëpitë tona
dhe oxhaqet që patën ëndërruar
të lëshonin vetëm tymin e bardhë të paqes.

Do të eksploronim një ditë poshtë ujërave,
poshtë kohës,
gjersa të preknim me dorë këtë monstër të
luftës së fundit,
të maskuar me leshterikë.

1972

Nessun commento:

Posta un commento