........

domenica 24 giugno 2018

Dhjetëra anije peshkatarësh



DHJETËRA ANIJE PESHKATARËSH


Mblidheshim pasditeve dhe zbrisnim aty ku krahu
          i limanit
mbështillte anijet
dhe zmbrapste dallgët me bërrylin e tij.

Aty direkët u ngjanin
penave tona
duke ngjyer majat në dritën e qiellit
të parambrëmjes,

Dhjetëra anije peshkatarësh mblidhen në liman.

Dhjetëra katarte lëkunden në sfondin e kuqërremtë
      të horizontit.
Andej -këndej lëvizin peshkatarë
të veshur me mushama të zeza.
I shihnim si reflektonin nga dritat e mbrëmjes,
mushamatë e rrahura nga stuhitë e egra detare,
mushamatë e lëpira nga dallgët.

Rreth e rrotull kundërmonte aromë peshku.

Shpejt, ngrini spirancat. Na pret prapë deti.
Shpejt, do të shkasim përsëri
sipër zemërimit të dallgëve të mesnatës.
Përsëri mjegullat
do të ndehen si pëlhura në katartet tona,
Pra, shpejt.

Dhe spirancat u mblodhën,
u ngritën shkallët e drunjta,
u ndezën motorët
dhe anijet çanë më dysh ujërat e muzgut.

1972

Nessun commento:

Posta un commento