KRYQËZIMI IM
Të vetmuar dhe me shpirtin e
sakatuar
më çuan drejt kryqëzimit të ri në Golgota.
Gozhdët,
pikat e gjakut, ringjallja
ishin një provë e vështirë,
në kohën kur parimet klonoheshin me shiringat e
ideologjive.
Tej kryqit, tej vetmisë hamendësoja botën.
Ata që më kryqëzuan
flisnin midis tyre për një botë të re,
për një epokë ku fjalët: “armiku i klasës”,
“luftë vendimtare mbi dhe”,
dëgjoheshin dhe afishoheshin
deri në faqe malesh.
Askush nuk iu afrua drurit të kryqëzimit tim.
Vetmisë sime.
Ku mund t’i gjeja të Dymbëdhjetët e mi?
Të gjithë
zgjasnin që prapa hekurave
gavetat prej alumini.
Pas tridhjetë vjetësh u ringjalla më në fund.
Rreth e rrotull, blasfemitësit
u shfaqën sërish me parimet e tradhtuara
e me qirinj në duar.
Po biblën e vuajtjeve të mia
kurrë nuk e pranuan. Shiringat e ideologjive
shpirtrat ua kishin sterilizuar.
Martesa ime pothuajse u shpërbë për shkak të presionit të madh nga vjehrra ime, e cila më kujtonte çdo ditë se nuk kisha fëmijë. Isha e shkatërruar dhe në prag të dorëzimit... Por i falënderoj Zotit të Plotfuqishëm që më vendosi Dr. Dawn në rrugën time. Edhe pse isha tashmë 40 vjeç, mbeta shtatzënë, linda fëmijë të bukur dhe sot jam gruaja më e lumtur në botë!
RispondiEliminaE rekomandoj me gjithë zemër Dr. Dawn kujtdo që vuan nga mungesa e fëmijëve ose nga abortet spontane. Ajo vërtet mund të transformojë jetën. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë nëse jeni duke kërkuar bimë natyrale për sëmundje serioze. Kontaktoni atë - ajo mund të jetë mrekullia juaj: dawncuna314@gmail.com. WhatsApp: +2349046229159