........

giovedì 24 maggio 2018

Bohemi i fundit



BOHEMI I FUNDIT


“Ëndrra janë...
          Edhe dalin,
        edhe s’dalin!”
thoshte Petroja,
aty te limani i barkave të peshkimit,
ai bohemi i fundit lëkurëzeshkët,
rob i fatit dhe ëndërrimit.

Për vete as që nuk arrinte
të thurte ëndrra për jetën:
- ekrani i tyre në tru nuk i ndizej,
diku i ishte këputur filli i shpresës.


Përpiqej ta sendërtonte një ëndërr
dhe më kot e priste 
si çelja e një luleje te koka e krevatit
e t’i zbukurohej dita që gdhinte,
e t’i buzëqeshte fati.

Ngrihej nga shkretëtira e gjumit
dhe vinte me sytë e ënjtur në liman,
me një thikë që kurrë s’e hiqte nga dora,
e vetmja vegël pune që s’i ndahej.

Ulej në shkallët që zbrisnin te deti
dhe pastronte peshqit e blerë nga qytetarët,
për një shpërblim të vogël, simbolik,
nuk ngrihej nga shkallaret.

Kur dallga ngjitej me vrull
dhe i depërtonte në pantallona, hera herës,
nuk zmbrapsej
por reagonte me romuze,
duke i shkulur së qeshuri të tjerët.

Atëherë porositnin një  teke rakie për të
dhe e pyesnin:
“Ëndrrat, ç’ thonë?”

“Nuk dalin, plako!” qe përgjigjja.
dhe tundte ato pak qindarka që fitonte.

Një ditë, e gjetën buzë një ëndrre
me sytë e hapur,
të ngrirë drejt saj,
me ekranin e shuar brenda shpirtit...

...Dhe asnjeri nuk iu gjend që ta qajë.

1 commento:

  1. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë tani. Siç thatë ju, i gjithë procesi i divorcit është anuluar, gruaja e keqe që më shkaktonte probleme në martesën time është larguar nga burri dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +1(815)564-3618
    Ajo është e aftë me magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjia e parave
    * magji e bukur
    * magji e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjia e kurimit të SIDA-s
    * Shpella e kazinosë
    * U hoqën shpellat e mallkuara
    * Magjia e mbrojtjes
    * magji llotarie
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenstpellcaster@gmail.com
    Whatsapp +1(815)564-3618

    RispondiElimina