........

giovedì 26 giugno 2014

Zëri unikal poetik në poezinë "I them trishtimit", të Agim Matos



Zëri unikal poetik në poezinë “I them trishtimit”, të Agim Matos

ZEJNEPE ALILI REXHEPI

Në vargjet e poezisë “I them trishtimit”, përmes një zëri të thellë e unikal, shpaloset pleksja e një frymëzimi të trishtë ngjarjesh reale dhe metafora e një ishulli të mohuar - Sarandës, atje tej, në jug, midis dallgëve të Jonit.
Identiteti i zërit poetik, i quajtur Agim Mato, më impresio-on çdo ditë e më shumë, ndonëse në vargun e tij është rrënjo-ur: dhembja, tëhuajësimi jetësor individual e më gjerë, trishti-mi për Atdheun dhe fatin e poetit në këtë vend censurash. Ky dramaticitet vargjesh të përkujton po këtë ishull, ku poeti është privuar të shijojë lirinë.
Poezia e Matos, nuk përmban vetëm radhitje vargjesh…, por ato janë referenca, se si në të vërtetë, poeti të ngjitet lartësive të kështjellës, ku imanenca poetike është më e fuqishme se vetëm një mesazh, a një metaforë e rastësishme që vendoset në vargje.
Thellësia e mendimit dhe estetika e vargjeve në poezinë “I them trishtimit”, më shtyri ta lexoj disa herë. Pa mohuar, që tani më, i kisha lexuar në një formë të fragmentarizuar poezitë e Matos, por kjo poezi më bëri që të gjurmoj thellësisht poezinë e tij, sepse mesazhet e thella më nxisnin drejt këtij synimi.
Rezulton të jetë biografike kjo poezi e Matos…, poet i sfidave që i ka mbijetuar Ideologjisë, apo jo!?
Një përshkrim që tipizohet në këto vargje: “Duhet të ulësh kokën, më thoshnin zyrtarët, / shkallët e shoqërisë s’ke për t’i ngjitur,/fati në jetë të është caktuar qyshse ke lindur”! “Isha nxirrosur i tëri. Asgjë nuk më shijonte. Me ca palo/ngjyra e shihja botën. Për vite e vite isha/i dëbuar nga gëzimet, me humorin e hidhur në buzë,/i ngushëlluar vetëm me detin që më shoqëronte!
Poezia “I them trishtimi” e sjellë si tërësi:

I them trishtimit

I them trishtimit:
“Mos m’u qas!”

Sa vjet ma mbajte të pushtuar shpirtin, duke zënë gjithë
hapësirat brenda meje,
si një oktapodh i rritur së tepërmi, që nuk del dot nga
guva ku ka hyrë!

Duhet të ulësh kokën, më thoshnin zyrtarët,
shkallët e shoqërisë s’ke për t’i ngjitur,
fati në jetë të është caktuar qyshse ke lindur.

Isha nxirrosur i tëri. Asgjë nuk më shijonte. Me ca palo
ngjyra e shihja botën. Për vite e vite isha
i dëbuar nga gëzimet, me humorin e hidhur në buzë,
i ngushëlluar vetëm me detin që më shoqëronte!

Po nj
ë ditë të bërë copa copa, trishtim, të nxorra nga vetja, aty
 përmbi furinë e dallgëve,
si pijanecët që vjellin ushqimin
dhe sakaq u lehtësova,
gërthita duke shprazur mushkritë, me spazma,
sa që jehona u kthye e më përplasi tek palmat.

U ndjeva një Promete i liruar nga prangat.

Po tani që troket pleqëria, mos mu qas, trishtim!
Nuk e kam më forcën për të të mposhtur,
të hyj në dyluftim me ty.

Jam vetëm njeri,
poet, gjithsesi!
Ç’dreqin më ka gjetë me perënditë, nuk e di!


Nga analiza e kësaj poezie, sikur dalin në pah synimet parodizuese të autorit, ku natyrshëm vihet re edhe një pohim ironik, se kur shkrimtarët nuk janë të dëgjueshëm, duhet të dëbohen.
Vargjet e poezisë njohin ndërtimin e një logjike të pastër, që në një farë forme janë dhe lajtmotiv i poetit, që do të nënkuptonte se nuk është e mjaftueshme vetëm të duash diçka, por duhet edhe ta realizosh atë. Kjo bindje, e përplas poetin me ideologjitë, sepse mendimet rebele të një artisti, gjithmonë paraqesin rrezik për sigurinë e regjimeve politike.
Është kjo si njëfarë garancie se idetë e Matos janë tejpërçuese, për të na dhënë të kuptojmë se forcat kontradiktore e lodhin shoqërinë dhe sigurisht ia presin rrugën artit. Në këto raste e ka të vështirë të mbijetojë edhe poeti, meqenëse ai, më shumë se veten e tij, e çmon lirinë e mendimit!

Nessun commento:

Posta un commento