........

lunedì 5 novembre 2018

Dita Botërore e poezisë



DITA BOTËRORE E POEZISË


Mblodhëm dhjetëra metro kub ajër dhe ngritëm me to
sallat ku do të takohen poetët
  Ditën Botërore të Poezisë,
me dhjetëra metro kub resh të bardha veshëm kolltukët ku do
  të ulen,
dhjetëra metro kub dallgësh i vendosëm ndanë rrugëve nga
   do të kalojnë,
ndezëm dhjetëra metro kub hapësira drite buzë netëve,
shpalosëm dhjetëra metro kub ëndrrash dhe erërash,
si postera të mëdhenj të këtij manifestimi.

Ajrin e ndotur, lajtmotivet e konsumuara, ujërat e ndenjura,
                                                     nuk mund   t’i paketojmë
e të na shoqërojnë në shtegtimet tona poetike,
në manifestimet vjetore të poezisë mesdhetare apo, latino-
          amerikane 
mbushur plotë e për plotë me metaforat magjike,
me arin dhe vizionin e shpirtrave të dëlirë  të poetëve.


Me ne do të jetë edhe Homeri i verbër me aedët e lashtë
të shoqëruar nga mitet, nga perënditë pagane dhe heronjtë e
         tyre
që do të mbushin lozhat.

Nuk do të ketë hesape të vjetra,
zënka, apo
qytete që mund të grinden se kujt i takon babai i vjershërimit.


Do të jetë samiti i poetëve dhe jo samiti i radhës i G7-ës
me mijëra policë sigurie rreth e rrotull.

lunedì 8 ottobre 2018

Un elegante poeta civile: AGIM MATO


                                                                           Cosimo Rodia


Un elegante poeta civile: AGIM MATO
in Fuori dall' eclisse

Fuori dall'eclisse è una silloge poetica di Agim Mato; dopo il silenzio impostogli dal regime comunista albanese, dopo le privazioni fisiche e materiali subite, dopo una iniziale sfiducia nella letteratura, ecco che emerge dall’abisso della coscienza del poeta di Saranda questa raccolta tutta innervata nella sua biografia.
Nella raccolta sono affrontati diversi temi: dalla solitudine per un futuro caino («non viene nessuno/come un tempo a portare l’acitilene», per cui rimane con la «lampada spenta»); agli aneliti di libertà consegnati in bottiglia; dal regime illiberale che cambia i connotati anche all’amore (in “Afrodite”  il poeta scrive: «E vedemmo i pescatori trasportare il tuo corpo/avvolto in una vela/come trasportassero il trinchetto rotto/delle nostre speranze»); alla libertà raggiunta che sembra, dopo tanto deserto, un miraggio («Invecchiati ed incanutiti/saremmo giunti noi davanti a te/con labbra sigillate e storditi/perché non riuscivamo più a capire/ se eri Tu o forse i miraggi/che apparivano a noi per stanchezza/su un cumulo di anni perduti»); al domandare a Dio dove si fosse nascosto quando la violenza del regime, tra le tante aberrazioni, «faceva appassire la bellezza di mia madre nella fattoria dell’allevamento di porci».
Non mancano quadri in cui Agim ricorda: i figli d’Albania fuggire verso l’Italia dopo la caduta del comunismo; la trasformazione urbanistica di Saranda, nel cui cambiamento si cancellano le vecchie vie, che a stento permangono nella memoria; il richiamo alle leggende albanesi (spicca quella del “Drago dell’occhio azzurro”).
Così, quando il regime credeva di aver soffocato la voce poetica, in realtà l’aveva solo ibernata perché sarebbe riemersa con tutta la sua forza quando i tempi sarebbero stati maturi per fare i conti anche con la storia; il poeta di Saranda, infatti, raccoglie i suoi arnesi di lavoro «sparpagliati senza la minima cura in istanti d’ira contro gli dei» e torna a cantare, vincendo la ritrosia dettata da «queste ossa calcificate dagli anni, dall’attesa e dai borbottii dei censori d’un tempo».
Una poesia impastata inevitabilmente con le passioni inibite e col passato dittatoriale. Il poeta albanese non piega la testa, non “canta ditirambi” per ingraziarsi il tiranno, la sua è una voce, che pur ridotta temporaneamente al silenzio, ritorna ad essere sonora non appena si apre una nuova era. Evidentemente i regimi sono così insipienti da non capire che possono costringere a marciare, ad allinearsi, a sparare, ma non a chiudere il cuore e la capacità umana di riflettere sulla realtà.
Ritornata la libertà, Agim si ributta nella vita e presenta con la sua commozione, con i suoi sogni violati, con le sue attese… quelle di un intero popolo che si è visto profanare le sue forme più elementari di vita.
In Agim c’è il desiderio di girar pagina ma senza dimenticare, senza che tanta violenza sia obliata e lo fa senza alzare l’indice, con garbo, con eleganza: le liriche di Agim sono un consuntivo di chi si porta con sé sogni e amarezze da cui le nuove generazioni possono trarre non pochi auspici.
La testimonianza di Agim sia nella sua versione letteraria sia in quella umana e biografica è un invito forte a proteggere l’uomo dalla sofferenza con ogni mezzo, e la letteratura essere strumento non secondario, una forza operante nella società per produrre una cultura liberatrice. Agim non è Sartre che teorizzava l’engagement dell’intellettuale, ma il poeta albanese gli corre a fianco nella misura in cui esprime un dolore attraverso il quale l’uomo può riscattare un periodo buio, può guardare negli occhi la tragedia per superarla: un modo formidabile, insomma, di fare i conti col passato e chiuderlo definitivamente.
Nella denuncia delle miserie personali vi è l’emblema di un popolo offeso, di quel dolore assorbito negli anni da tutti in egual misura; il suo canto impastato di esperienze autobiografiche non può non essere lo specchio di tutto il popolo albanese.
Quella di Agim infine è una poesia allegorica, dal costante correlativo oggettivo, dagli accostamenti eccezionali (In “Anima vuota” si legge: «Anima vuota./Alla fine dei giorni/resta un fondaglio di caffè/e di crepuscoli amari»; o ancora in “Prima visione”: «I venti come migliaia di violini squarciati dalla mia ira cinguettano negli spazi»).
Possiamo dire che l’immagine diventa la depositaria dell’idea; ovvero, dall’immagine si ingenera l’idea, il sentimento, l’emozione, il patimento, la gioia desiderata.
Dunque, è una poesia ricca, che col registro ordinario Agim Mato crea immagini luminose, concrete, contingenti, storiche.

martedì 28 agosto 2018

Siri Kodrës



 Nga krijimet e viteve rinore

SIRI KODRËS


Ishte çasti.
Dhe ne
nuk t’i shqitnim sytë
tek dëgjoje tiktakun e orës sate
për kohën e saktë të sulmit mbi armiqtë.

Dhe ishe kaq i ri! Dhe mund të rrije
po kështu
duke parë orën
e duke pritur vajzën tënde
nën pemën e lulëzuar të dashurisë.

Dhe mund të rrije po kështu
të matje pulsin e qetësisë
zhytur në ëndërrim,
ndërsa akrepat si dy lopatëza të vogla do të
mbusheshin me kohë
për t’u derdhur në harrim.

Mund të rrije... Po ora e madhe e Shqipërisë
të thirri në këta shkrepa, në këtë luginë.

Dhe kur erdhi çasti
e pamë dorën tënde në ajër të ngrihet.
Si Eoli,
që kapuçin e erërave zgjidhte,
dufet tona ti zgjidhe
për të çliruar gjëmimet.

Prapsi armiku,
prapsi hekuri i tij i rëndë,

Pranë një autoblinde të përmbysur
ty të gjetëm
sikur me të ti ishe ndeshur dhëmbë për
dhëmbë.

Vumë veshin.                      
Kishte ngelur zemra jote
dhe dëgjohej vetëm tiktaku i orës mbi ty,
me akrepat  si dy lopatëza të vogla
që zbraznin heroizmin në përjetësi.

lunedì 6 agosto 2018

Gjethe ulliri



GJETHE ULLIRI

skicë

Kujtimi, tani i shkuar në moshë, çdo javë më sjell gjethe nga ulliri i vjetër i tim ati, ngelur tek trualli i ish shtëpisë që e zuri projekti i rrugës si arterie e re e qytetit.
Prekem nga gjesti i tij, kur m’i fut në xhepin e sipërm të këmishës, i shtron me pëllëmbë duke i rrahur te zemra dhe bën sikur nuk e sheh ngashërimin që ngjitet përpjetë gjoksit. Ai ulli, i mbjellë, i shartuar nga duart e tim ati në ish oborrin e vogël të shtëpisë, u rrit si kanakar pranë një fiku dhe një pjeshke, duke u bërë hije domateve dhe specave të kuqe që ai mbillte. Po ulliri pati historitë e veta kur filloi të prodhonte kokrrat e tij të shëndetshme. Vinte një brigadë frutikulture nga ferma pranë qytetit dhe fillonte ta shkundte me shufra. Tim ati i visheshin syzet me avull dhe u drejtohej sikur të rrihnin për vdekje një fëmijë. U hiqte nga duart shufrat ndërsa dikush prej tyre thoshte:
            -  Mos na pengo ti, armiku i klasës, sikur nuk e di që ulliri është monopol shteti dhe të drejtën e kemi vetëm ne ta vjelim.
            Një vit tjetër, erdhi një grup që e voli me kujdes ullirin dhe dy thasët plot me kokrra i lanë në oborrin tonë dhe ikën. Babai më nisi mua t’i kujtoja për to që t’i merrnin. Njeriu që iu drejtova, më përkëdheli në faqe dhe më tha:
            - Merrini ju, prandaj i lamë.
            Unë u habita dhe ngela i hutuar. Ai më pa me mirësi dhe shtoi:
-          Ik dhe mos e bëj llaf.
I thashë tim ati për çka ndodhi. Ai deshi ta takonte atë person për ta falënderuar por nuk e arriti.
U kthye, pa gjitonin që rrinte te porta e tij, e thirri dhe i tha:
- Shemo, ky ulli ju bën hije edhe juve, ju mbush oborrin edhe me gjethe, herë herë. Merr edhe ti atë që të takon – dhe i dha njërin prej thasëve.
Kujtimi rron shumë me të shkuarën dhe sa herë më takon ose më sjell gjethet që këput nga ulliri i xha Remziut, kur kalon nga ajo rrugë, ose më kujton ndonjë ngjarje që unë e kam harruar. Babai i tij mbillte ashtu si im at domate në oborr dhe shpesh ato nuk prodhonin. E kishte merak të arrinte të skuqte oborrin me produktin e tyre. Një herë xha Shemua hipën mbi murin që na ndante dhe i flet tim ati:
-  Xha Remzi, shiko, u poqën edhe domatet e mia.
Remziu i sheh mirë penjtë e zinj me të cilat kishte lidhur domatet e blera në treg dhe i përgjigjet:
- Po, e shoh, kanë preferuar të prodhojnë varietet tjetër dhe janë zbukuruar me lastarë të zinj!

A. Mato

domenica 24 giugno 2018

Dhjetëra anije peshkatarësh



DHJETËRA ANIJE PESHKATARËSH


Mblidheshim pasditeve dhe zbrisnim aty ku krahu
          i limanit
mbështillte anijet
dhe zmbrapste dallgët me bërrylin e tij.

Aty direkët u ngjanin
penave tona
duke ngjyer majat në dritën e qiellit
të parambrëmjes,

Dhjetëra anije peshkatarësh mblidhen në liman.

Dhjetëra katarte lëkunden në sfondin e kuqërremtë
      të horizontit.
Andej -këndej lëvizin peshkatarë
të veshur me mushama të zeza.
I shihnim si reflektonin nga dritat e mbrëmjes,
mushamatë e rrahura nga stuhitë e egra detare,
mushamatë e lëpira nga dallgët.

Rreth e rrotull kundërmonte aromë peshku.

Shpejt, ngrini spirancat. Na pret prapë deti.
Shpejt, do të shkasim përsëri
sipër zemërimit të dallgëve të mesnatës.
Përsëri mjegullat
do të ndehen si pëlhura në katartet tona,
Pra, shpejt.

Dhe spirancat u mblodhën,
u ngritën shkallët e drunjta,
u ndezën motorët
dhe anijet çanë më dysh ujërat e muzgut.

1972

mercoledì 20 giugno 2018

Luftanija e bombarduar



LUFTANIJA E BOMBARDUAR






















Një ditë, do të merrnim zhytëset e thjeshta
dhe do të eksploronim fundin e detit,
si një galeri kohërash;
Do të eksploronim skeletin e një anieje të
kumbisur
në një krah,.
që i ngjan një pallati të madh e të frikshëm.

Një ditë do të zhyteshim gjer te dritaret e
   errëta,
gjer te sytë e peshqve të përgjumur,
si sytë e marinarëve të huaj
që vinin në shenjë ullinjtë tanë,
shtëpitë tona
dhe oxhaqet që patën ëndërruar
të lëshonin vetëm tymin e bardhë të paqes.

Do të eksploronim një ditë poshtë ujërave,
poshtë kohës,
gjersa të preknim me dorë këtë monstër të
luftës së fundit,
të maskuar me leshterikë.

1972

venerdì 15 giugno 2018

Vajza e valëve












Tablo e piktorit SEFEDIN STAFA


VAJZA E VALËVE

 Ktheheshim nga brigjet drejt shtëpive
ashtu si zogjtë, e lodhur nga deti,
shkonin të flinin
në palmën e vetmuar të mbrëmjes.


Kur arrinim tek oborret,
mjegulla e lehtë e një kënge
nderej mbi drurët e kopshteve.

«Në një shkëmb anës së detit
qan, e mjera, qan» ngrihej zëri i një gruaje
dhe pas saj
zëra të tjerë grash
shkundnin në ajër
trishtimin e lashtë të këngës.

Zëri i parë këputej i plagosur.

Një si gulçimë deti
dhe zëri prapë do të ngrihej
duke ngjethur gjer në rrënjë
flokët tona të buta.

Dhe na bëhej në gjumë ajo vajzë e largët me
                                               fustanin prej deti,
duke pritur të dashurin e saj
të kthehej
me një anije të bardhë,
nga brigjet e prapsme të Mesdheut.


Me sytë e buhavitur,
duke trembur me hapat tona
 pëllumbat e egër,
do të kërkonim të nesërmen shkëmbin e saj të
gërryer
                                                        nga lotët e pritjes.

1972