DITA
BOTËRORE E POEZISË
Mblodhëm dhjetëra metro kub ajër dhe ngritëm me to
sallat
ku do të takohen poetët
në Ditën Botërore
të Poezisë,
me dhjetëra metro kub resh të bardha veshëm kolltukët ku
do
të ulen,
dhjetëra metro kub dallgësh i vendosëm ndanë rrugëve nga
do të kalojnë,
ndezëm dhjetëra metro kub hapësira drite buzë netëve,
shpalosëm dhjetëra metro kub ëndrrash dhe erërash,
si postera të mëdhenj të këtij manifestimi.
Ajrin e ndotur, lajtmotivet e konsumuara, ujërat e ndenjura,
nuk mund t’i paketojmë
nuk mund t’i paketojmë
e të na shoqërojnë në shtegtimet tona poetike,
në manifestimet vjetore të poezisë mesdhetare apo,
latino-
amerikane
mbushur plotë e për plotë me metaforat magjike,
me arin dhe vizionin e shpirtrave të dëlirë të poetëve.
Me ne do të jetë edhe Homeri i verbër me aedët e lashtë
të shoqëruar nga mitet, nga perënditë pagane dhe heronjtë
e
tyre
që
do të mbushin lozhat.
Nuk do të ketë hesape të vjetra,
zënka, apo
qytete që mund të grinden se kujt i takon babai i
vjershërimit.
Do të jetë samiti i poetëve dhe jo samiti i radhës i G7-ës
me mijëra policë sigurie rreth e rrotull.
me mijëra policë sigurie rreth e rrotull.
Nessun commento:
Posta un commento