........

martedì 28 agosto 2018

Siri Kodrës



 Nga krijimet e viteve rinore

SIRI KODRËS


Ishte çasti.
Dhe ne
nuk t’i shqitnim sytë
tek dëgjoje tiktakun e orës sate
për kohën e saktë të sulmit mbi armiqtë.

Dhe ishe kaq i ri! Dhe mund të rrije
po kështu
duke parë orën
e duke pritur vajzën tënde
nën pemën e lulëzuar të dashurisë.

Dhe mund të rrije po kështu
të matje pulsin e qetësisë
zhytur në ëndërrim,
ndërsa akrepat si dy lopatëza të vogla do të
mbusheshin me kohë
për t’u derdhur në harrim.

Mund të rrije... Po ora e madhe e Shqipërisë
të thirri në këta shkrepa, në këtë luginë.

Dhe kur erdhi çasti
e pamë dorën tënde në ajër të ngrihet.
Si Eoli,
që kapuçin e erërave zgjidhte,
dufet tona ti zgjidhe
për të çliruar gjëmimet.

Prapsi armiku,
prapsi hekuri i tij i rëndë,

Pranë një autoblinde të përmbysur
ty të gjetëm
sikur me të ti ishe ndeshur dhëmbë për
dhëmbë.

Vumë veshin.                      
Kishte ngelur zemra jote
dhe dëgjohej vetëm tiktaku i orës mbi ty,
me akrepat  si dy lopatëza të vogla
që zbraznin heroizmin në përjetësi.

Nessun commento:

Posta un commento