........

lunedì 7 marzo 2016

Mëma



MËMA


Më çoni lajm të zbres atje poshtë, në qytetin ku rroni,
nxitni një tufë me engjuj të më mundin me dashurinë
    time për ta
po unë do të rri këtu, te më të shumtit që s’janë më.

S’mund t’i le tani këtë fshat e këtë shtëpi
me strehët e çatisë që varen deri te vetullat e dritareve,
këto oda ku shkëmbehem me shpirtrat e atyre 
që kanë nevojë për shoqërinë time,
për skalistirin tim që u shkon nëpër varre,
për ibrikun e vjetër me të cilin u ujit lulet,
për një cigare,
një fije shkrepse,
një qiri të ndezur.

Tani më lodhin shkallët e pallateve tuaja
dhe nuk ju ndjek dot brenda atyre mureve,
portë pas porte si labirinte.

Këtu ku jam kambanën e kishës e tund era netëve
dhe kujtoj se dikush prej atyre që s'janë më e rreh 
                                        gjuhëzën e saj të ndryshkur.
Çohem e rri shtuara në krevatin ku akoma s’jam mësuar
me vendin bosh të orëziut tim, duke silloisur
jetën që më mblidhet si një komb para syve.

Bëhem fëmijë, nuse, bëj vet fëmijë, 
mbush me frymën time odat,
i mbush  me ju dhe me të ikurit nga kjo jetë. 
.
Shtëpinë e mban në këmbë fryma e njeriut, thonë,
dhe unë i vizitoj të gjitha kthinat me rradhë,
prek fotografitë tuaja,
lodra të harruara, një bastun ende të varur,
një kapele në gozhdë,
këpucë të vjetra poshtë karsellave.

Maçoku Beleck ecën hijerëndë në oborr
me bishtin e ngritur që askush nuk ja lëvdon më.
Qeni ziosh i lidhur te fiku kujton nëpër ëndërr erën
   e secilit prej jush.

Kujtoj edhe unë vajzërinë kur merrnim litarët
dhe  ngarkonim bucela e  shtëmbat për te Kroi i Madh,
me myshkun dhe lagështirën rreth e rrotull,
me sulinat që hidhnin ujin dimër verë te këmbët tona,
me zgavrat e mëdha të shpellës nga vinte uji,
me errësirën dhe jehonën e zërit që përsëritej nga
brendësia e saj,  sikur të vinin nga bota e përtejme,
që besonim se ekzistonte.

Ndodhte që moshatarët tanë të fshiheshin aty
dhe  fillonin të bënin si xhinde. Ne shpërndaheshim
me ulërima si një tufë zogjsh që fluturojnë
nga pemët e qëlluara me gur

Gjarpri i gdhendur mbi sulinat, një trill i lashtë,
i ngjante një kuçedre me bishtin e lidhur komb.

Në pushimet e shkollës
mblidhnim lulëkuqe, mullaga e cërmërdell
dhe i thanim në oborre,
të hapura mbi çarçafë të vjetër që nuk i përdornim më. 
Trembeshim mos na i shpërndante era dhe luanim
këmbëçalin aty nën zhurmërimën e isos së cinxujve dhe
  këngës bio të zogjve.

Darkave shoh dritat që ndizen atje poshtë ku rroni dhe
   më merr malli.
Nuk po them,
më djeg shpirtin ajo tufë engjujsh që më thërret së largu,
po unë si t’i le kujtimet që më rëndojnë në shpirt,
jetët e sa e sa brezave që më mbajnë lidhur
e të vij tek ju?!


Mars 2016

venerdì 4 marzo 2016

Ti libër



TI  LIBËR


Ti libër do të zësh vend tani në raftet e bibliotekave
  hijerënda
dhe do të të bjerë ndoshta të skedohesh
pranë emra poetësh të përmendur në këtë botë.

Që të të sillja ty,  
lexova libra që ende nuk janë shkruar,
shkela vise që ende nuk gjenden në harta,
mblodha frytet e ideve
që nuk kanë rënë ende në tokë.

U ndesha me censorë
që sterilizonin shpirtërat e poetëve
në dobi të ca perëndive të rreme
që kishin populluar dhunshëm planetin.

Për shumë kohë penën ma sekuestruan  
si një armë të paligjëshme
që nuk më takonte ta mbaja.
Për shumë kohë: “Sus!... sus!”, më ndëshkonin
dhe ngela pa zërin tim, pa gjuhën time, pa librat
      e mi.

Ti libër, tani, je me kapakët e akullt e të pacënuar,
me fletët e pathyera
dhe me bukurinë që nuk dua ta gëzosh tepër.

Do të lenë shenja gishtat e padurimit mbi ty?

Mollëza gishtash të mësuara me prekjen e librave,
të mësuara me pluhurin e artë të përjetësive,
me pluhurin e  pergamenëve të lashtë,
a do ta venë re praninë tënde?

Mirëvafsh!


domenica 28 febbraio 2016

Mendime pa strehë



ALUSH AVDULI 

MENDIME PA STREHË

RRETH VËLLIMIT POETIK “LUNDRIMET” TË AGIM MATOS

Poezia kujtohet për ardhmërinë. Tanimë  është nisur dhe ka mbërritur dje si vdekje në pavdeksi. Poezi– pulbardha flatruese në eter si drita që nuk njohin shuarjen. Ndjeshmëri e brishtë kaotike e çliruar nga shpirti si papeshë përjetësie. E trishtë. Në rënien e tiranisë kërkon plagët e saj. Përrethësia e poetizuar në çdo metër katrore dhe më tepër, gjerësi e pamatë hapsirore, tingëlluese, vegimtare në universializmin e lirisë. Fundo në misterin e vetvetes. Në nivele të epërme absolute e copëzuar, errësirë e zhvirgjëruar nga vezullimi i ndezur, pllenuese e vijimeve... Anije e dehur lundruese në pabregzim. Furi e një ligjërimi, në zhbërje dalldi e ritëm.  Risike deri në vdekjen e së shkuarës. Fjalët gjallërojnë, lëvizin, përthyhen, provokojnë, manifestojnë, në ngritje vibruese , nga dëshira për të përfshirë gjithçka. Cilësia kundër sasisë. Përbri poezisë së vërtetë pandashmëri dinjitoze e kursyer nga superlativat në hakërrim. Poezia dhe poeti të tretur në njëjtësi... Të gjitha këto edhe më shumë të vegullojnë në mëndje gjatë leximit të vëllimit poetik  “Lundrimet’’ të krijuesit, mjeshtrit të madh të fjalës, Agim Mato. Janë të rrallë poetët që arritën të çlirojnë  natyrshëm një energji shpirtërore tejet drithëruese, si kjo e Matos. Po ç’është kjo egzistencë poetike përherë në befasime spirale?!..  Përgjigjia në përsosje del nga vargjet :

“ Kam përshtypjen se u mblodhën aromat e tokës,  
 gjithë dritat, gjithë rënkimet e detit, 
meditimet e ullinjëve
dhe më krijuan mua.
 Kam përshtypjen se jam çdo gjë
 mbi këtë dhe që rrahin valët’’.

Origjina ka braktisur mjerimin e saj për të na mësuar ndryshe...Ndjesia jashtë zhurmës së mendimeve, ftilluese në qetësinë e  vrenjtësirës e pacënuar nga synimi. Të zotroja një mundësi të artë do ta lija mëndjen time të parëndësishme tejet të lirë për të vlerësuar poezinë me fjalët që mungojnë. Por dyert e hapura mbyllin dëshirën. Etimologjitë  dhe tabutë afrohen me pako për të korrnizuar frymarrjen. Vlerësimet sipas motit.  “ Syri i kohës në ballin e Qikllopit’’... Marrëdhëniet  janë të diela tek pasqyrat. Këtë e ndjenë më shumë në poetikën e Matos. Poezi e pabarabartë me vështrimet, përparimi i dritës  në rrugën e mugëtirës. E lexueshme me jermin e vëmëndjes, magjepse kur pohon:

“Tani ushtrohem të prek errësirën
Si i verbëri që kërkon të prek rrezikun
Ky rrezik është emocioni që prodhon 
Gjëndjen e misterit që duam
Hovin për të panjohurën që na pret.’’

Pa dyshim poezia e titullur “Pjalmi i yjeve’’ nga e cila shkëputëm vargjet e mësipërme, është një dialogim i pashëmbullt me të dashurën për dashurinë. E pakraha-sueshme nuk sponson “lirizëm’’ në masakër trëndafilash. Meteorike zvogëlon bëmat e realitetit. Si e vetme shton kapërcimet... Kumtare e hyjnores me gjuhën e lartësuar. Qielli dhe deti mundësi të barabarta për njëri tjetrin. Kështu edhe “Lundrimet që nisin nga shpirti’’ nuk njohin largësitë që vëren syri si shërbëtor i vështrimeve. Është fuqia e së dukshmes deri tek padukshmëria që mrekullon universin poetik të Agim Matos. Kalendarët janë shpikje. Realitetet që i marrim për kohën tonë janë mungesë. Kështu shkrehen britmat në qetësi. Poezia është “vetmi kozmike apo fundi i saj?!’’.. Përgjigja rri pezull mbi humnerë si e zeza e korbit shuar në agullime. Ëndërroj Poetin (Agimin) në një kënd pa emër të planetit që shkruan një poezi që nuk flet për asgjë. Mbase kështu poezia e tij si gjëndje e paqetë shpirtrore ka për të shpëtuar nga robëria që ofrojnë përcaktimet dhe kufizimet steriotipe të kritikëve dhe analistëve të vetshpallur si gojë publike në llomotitje të njëtrajtëshme. Si servile njëherësh ato projektojnë edhe shkatrrimin e saj (poezisë). Vetëm në mendime pa strehë poezia ndjehet e vlerësuar dhe... Ç’largësi e mrekullueshme përfundimi!...

giovedì 18 febbraio 2016

Letra e kryetarit të Seattle


LETRA E KRYETARIT TË SEATTLE

Kryetari i Seattle ishte njeri nga të fundmit e rregullit moral Paleolitik. Aty nga viti 1852,  Qeveria e Shteteve të Bashkuara kërkoi blerjen e tokave të indigjenëve lëkurëkuq, për njerëzit e sapoardhur në Shtetet e Bashkuara dhe, si përgjigje, Kryetari i Seattle shkroi këtë letër të mrekullueshme.
                                        Joseph Campbell – “Fuqia e mitit”

      Unë veçse e kopjova dhe e  shtriva në vargje letrën e  tij.
                                                                               A. Mato

“Presidenti në Uashington dërgoi fjalë se dëshiron të
blejë tokën tonë.
Por, si mund të blihet e të shitet toka, qielli?
Këtë nuk jemi në gjendje ta kuptojmë.  
Nëse ne nuk e zotërojmë freskinë e ajrit dhe llamburitjen
e ujërave, po ju, si mund t’i blini ato?

Çdo thërrmijë e këtij dheu është e shenjtë për njerëzit e mi.
Çdo halë pishe, çdo breg rëre, çdo bulëz vese në pyjet e errët,
çdo lëndinë e shkurre,
çdo kërcell e gjeth me të cilin përgatisim melhemin për të
 përtharë plagët, çdo aromë rrëshire,
çdo gumëzhimë insekti,
të gjitha janë të shenjta në kujtesën  
dhe përvojën tonë.    

Ne e dëgjojmë limfën që rrjedh në drurët si gjaku në venat
 tona.  
Ne jemi bijtë e tokës dhe ajo është nëna jonë.
Lulet e parfumosuara janë motrat tona.
Ariu, dreri, shqiponja e madhe, janë vëllezërit tanë.
Kreshtat e shkëmbinjve, lëngu i vesës, trupi i nxehtë
i mëzave dhe njeriu, të tërë i përkasin një familjeje.

Ujërat  vetëtitës që derdhen në shtratin e lumenjve nuk
 janë  thjesht ujë,
por gjaku i paraardhësve tanë.. Mërmërima e ujërave
është zëri i babait të babait tim që nuk shteret kurrë.

Lumenjtë janë vëllezërit tanë.
Ata shuajnë etjen tonë.
Ata bartin kanoet tona
dhe ushqejnë fëmijët tanë.
Kështu që ne duhet t’u ofrojmë lumenjve atë ngrohtësi që
ju i dhuroni çdo vëllai.

Nëse ne ju shesim tokën tonë,
kuptojeni që ajri është i virgjër
dhe i vyer për ne,  ai dhuron shpirtin e vet për
 tërë jetët që mbështet.  
Era që i dha gjyshit tonë frymën e parë
gjithashtu mori psherëtimën e tij të mbrame.

Kështu, nëse e shesim tokën tonë,
ju duhet ta mbani atë veçmas dhe të  bekuar,
si një vend ku njerëzit
mund të shkojnë të provojnë erën që është ëmbëlsuar
prej luleve të lëndinave e livadheve.

A do t’u mësoni ju fëmijëve tuaj
ato që u mësonim ne fëmijëve tanë?
Që toka është nëna jonë?

Gjithçka që i ndodh tokës, u ndodh tërë bijve të saj.

Ne këtë dimë:
toka nuk i përket njeriut,
është njeriu që i përket asaj.
Tërë gjërat janë të lidhura,
si gjaku që na bashkon të gjithëve.

Një gjë e dimë mirë:
Zoti ynë është njëherazi edhe Zoti juaj. 
Toka është e adhuruara e tij
dhe të dëmtosh tokën është të ngresh një mal mos-
respekti për krijuesin.

Fati i së ardhmes sonë është mister.
Çfarë mund të ndodh kur buajt të jenë therur të gjithë
dhe kuajt e egër t’i kemi zbutur?
Çfarë ka për të ndodhur,
kur në thellësitë  sekrete të pyjeve
të ndjehet prania e njeriut
dhe kur pamja e kodrave të zhvoshket prej rrjetit të
 telave telefonikë?
Ku vallë të jenë pyjet e dendur,
ku?
Askund më.
Dhe ku të jetë shqiponja?
Askund.
Do t’i themi lamtumirë mëzit të shpejtë dhe gjuetisë?

Kur më i fundit Njeri i Kuq ka për t’u zhdukur bashkë
me tërë viset e virgjëra dhe kujtesën e tij
dhe do të jetë veç hija e ndonjë reje
duke u zhvendosur përmes rrafshinave me bar,
a do të mbeten këto pyje dhe këto brigje aty ku janë?
A do të mbetet këndej
ndonjë prej shpirtrave të njerëzve të mi?

Ne e duam këtë tokë,
si një i sapolindur
që kërkon gjirin e së ëmës.

Kështu, nëse ne ua shesim këtë tokë,
duajeni siç e kemi dashur ne.
Kujdesuni për të siç u kujdesëm ne.
Mbajeni në mendje dëlirësinë e tokës siç ishte
në momentin që e morët atë.
Mbrojeni tokën për tërë fëmijët
dhe duajeni,
si Zoti na do ne të gjithëve.

Siç jemi ne bijtë e këtij dheu,
edhe ju jeni bijtë e tij.

Së paku një gjë, ne e dimë mirë:
Ka vetëm një Zot.
Asnjë njeri, qoftë ai i Kuq apo i Bardhë,
nuk mund të veçohet e të mburret
se ky zot i takon vetëm atij.
Ne jemi vëllezër, tek e fundit.”

giovedì 14 gennaio 2016

Molfetta, incontro con l'autore Agim Mato, il critico Anton Berisha e i poeti della Vallisa



Molfetta, incontro con l'autore Agim Mato, il critico Anton Berisha e i poeti della Vallisa
All'Istituto tecnico economico e tecnologico "Gaetano Salvemini"


MOLFETTA - Al via all'Istituto Tecnico Economico e Tecnologico "Gaetano Salvemini", il primo degli incontri con l'autore previsti nell'anno scolastico 2015-2016, organizzati dalla referente, prof.ssa Damiana Nacci, in collaborazione con il professor Gianni Antonio Palumbo.

L'incontro ha veduto le classi prima A dell'Indirizzo Turistico, seconda, terza e quinta A del settore "Costruzioni, ambiente e territorio", quinta E del settore "Amministrazione, finanza e marketing" dialogare con lo scrittore albanese Agim Mato, presidente dell'associazione dei poeti ioniani e, nel novembre del 2014, insignito dal Presidente della Repubblica d'Albania del titolo di "Grande Maestro".
A presentare la produzione dell'autore e le linee di tendenza della tradizione letteraria albanese è stato il critico e scrittore Anton Berisha, professore associato di Lingua e letteratura albanese presso l'Università della Calabria. All'incontro hanno partecipato alcuni membri del Gruppo Poeti "La Vallisa", artefici di una cooperazione culturale con lo stato albanese, che consiste nella traduzione e promozione della cultura albanese in Italia e in un'analoga divulgazione di scritti di nostri artisti lungo la sponda orientale dell'Adriatico. Le iniziative in tal direzione sono state inaugurate dalla partecipazione della poetessa Angela Giannelli al Convegno Internazionale di Poesia di Saranda nel settembre 2015 e dal viaggio in Italia del celebre Agim Mato. In rappresentanza del sodalizio "La Vallisa" presso l'ITET "Gaetano Salvemini" hanno interloquito con gli studenti la stessa Giannelli, il professor Daniele Giancane, Direttore responsabile della rivista, poeta e docente di Letteratura per l'infanzia, presso l'Università degli Studi di Bari, e lo scrittore, storico e demologo Marco Ignazio de Santis, apprezzato collaboratore di “Quindici”, che ha richiamato l'attenzione su alcuni aspetti storici, culturali e antropologici legati alla Terra delle Aquile.
Il Dirigente scolastico, professor Donato Ferrara, ha partecipato all'incontro, intervenendo a commentare la forza espressiva delle liriche e il monito etico che scaturisce dai versi di Mato. Egli ha rammentato, inoltre, al giovanissimo uditorio il fervore e l'attivismo che hanno caratterizzato le giornate degli sbarchi dei primi albanesi in territorio italiano negli anni Novanta.
L'Istituto è frequentato da numerosi giovani studenti di origine albanese, che hanno partecipato con entusiasmo all'evento e abbracciato i loro illustri connazionali. Alcune liriche dello scrittore, tradotte in italiano dalla professoressa Klara Kodra, sono state presentate al pubblico con eleganza dalla studentessa Lucia Capurso e dalla poetessa Giannelli, animatrice dei lunedì letterari della Vallisa presso la Libreria Roma. Gli studenti dell'Istituto hanno seguito la manifesta-zione con interesse e attenzione.
L'esperienza di Agim Mato è emblematica di quanto potesse accadere a figure non integrate nell'establishment dirigenziale e culturale dello stato albanese. Giovanissimo, il poeta aveva patito le conseguenze dell'arresto del padre, avvenuto, negli anni del governo di Hoxha, quando egli aveva soltanto tre anni. Lo status di figlio di detenuto per dissidenza politica ha gravato sull'intellettuale, impedendogli di condurre gli studi universitari e ostacolando i suoi primi passi impedendogli di condurre gli studi universitari e ostacolando i suoi primi passi nelle arti della pittura e, successivamente, della poesia. Dopo il crollo del regime comunista, la carriera dello scrittore ha potuto dispiegarsi senza più impedimenti e Mato ha coronato il sogno di costituire una casa editrice, Milosao. Numerose sono le sue sillogi poetiche, che si dispiegano lungo molteplici direttrici.
In esse emerge vigorosa la denuncia delle storture di un regime che ha conculcato i più elementari diritti umani, reprimendo gli aneliti libertari di generazioni simili alle trote delle riserve d'allevamento, perché cresciute "nelle assurde vasche di una dottrina". Dinanzi alla patente epifania dell'Ingiustizia, Mato si domanda dove fosse Dio e quest'inchiesta di senso produce infinito scoramento: "Nessun segno quando cercavamo in cielo / al di là dei fulmini / il tuo profilo, / quei fulmini che aspettavamo che cadessero / lì dove avrebbero dovuto / e tardavano a cadere". Il costante incombere della censura costringeva talora a celare il senso ultimo dei propri versi, a murare il proprio cuore tra le volute delle parole, in un estremo sacrificio, pari a quello compiuto dal costruttore del ponte di Arta.
Gli scritti di Mato, però, non trasudano esclusivamente passione civile; il mito è interiorizzato e ridisegnato negli arabeschi di versi da cui tralucono, per esempio, la Butroto di Andromaca ed Eleno, nostalgico simulacro della Ilio distrutta, e poi ancora il dio Pan o la vicenda biblica noachica. La presenza costante del nume di Afrodite tradisce un anelito incessante alla bellezza e struggenti sono i versi che correlano la dea nata dalla spuma del mare, effigiata su una conchiglia dal grande Botticelli, e una giovane bellissima, il cui cadavere riemerse dalle onde-sudario, trasportato dai pescatori, quasi fosse "il trinchetto rotto" delle speranze del poeta e dei suoi compagni. "E solo allora credemmo che non eri di etere, / che non eri di schiuma / o di luce, / ma creatura di carne / che si doveva piangere".
Una poesia, inoltre, che dialoga col paesaggio albanese e ne restituisce l'aura di ineffabile bellezza, attingendo perle di versi dal mar Ionio, in una delicata ricerca di tracce d'astri riaffioranti per ventura dal fondale marino.

Gianni Antonio Palumbo