Deti
- postulat filozofik i poetit të privuar nga liria e metaforave
“Fundo” dhe “Jashtë eklipsit” - Agim Mato
Nga Zejnepe A Rexhepi
Të
njohësh poetin që udhëtonte i menduar
në pritje të apostujve të lirisë individuale, drejt sfondeve të lirisë kolektive,
nënkupton të njihesh me synimin e tij, për vizionin intelektual dhe emocionin e
papërsëritshëm.
Agim
Mato, poet që vazhdon ta quajë Shqipërinë, ajo e “paëndërrta”, që u rri përballë shtigjeve poetike e që nuk shkëputet
dot nga miti sizifian… Poet, që njohu
kapërcimet e vështira nëpër një det të tërë sfidash, përmes përpëlitjeve të
pulëbardhës, kur pafundësisht e joshte liria! Ndonëse ai, gjatë këtij trazimi,
njohu rryma të fuqishme kritike.
Janë
dy vëllimet poetike: “Jashtë eklipsit”
(2012) dhe “Fundo” (2012), në të
cilat poezitë si në një simfoni vargëzuar, përvijojnë kryqëzimin e heshtjes dhe
censurës. Në to, hasen plot imazhe asociacionesh filozofike, meditime e
refleksione të një lloji balade të heshtur, të cilën Atdheu e ngjiz në çdo pore të qenies së poetit. E poeti, është
bartës i metaforave që i mësyejnë një rrugëtimi përndjekjesh e vuajtjesh, por
që nuk reshtnin kurrë së shpërthyeri…! Kur marim të drejtën të flasim mbi këto
vepra, duhet të jemi të vëmendshëm edhe mbi paradokset e realitetit historik të
vendit, si perceptim i krijuesit mbi referencat politiko-shoqërore e kulturore.
Dhe, ato 30 vjet ndrydhjeje, heshtjeje..., poetit,
veç me magjinë e këtij ishulli-atdhe, mund t’i rikthehej forca, pas shijes së
hidhur nga mospërfillja, tëhuajësimi emocional e njerëzor, e mbi të gjitha nga vdekshmëria e artit. Pas aq shumë
vitesh mohim, poeti i dalë jashtë eklipsit, e ndien se jeton! Atëherë,
vargëzime metaforash i vijnë si në ëndërr, gjatë zgjimit të madh. E pabesueshme, por e përjetuar...!
E ju lexues, me këtë rast, edhe po të përdorni ironinë si terapi, nuk e tejkaloni dot shijen e hidhur të përndjekjes e internimit poetik të Matos. Në dukje, si një legjendë e largët..., të të kthehet në karton e tërë puna disa vjeçare, pikërisht atëherë kur krijuesi e pret me entuziazëm të papërshkrueshëm, daljen në dritë të veprës. E pas kaq vitesh të trishta, vetëm një gjë nuk e mposhti harresa – frymëzimin e poetit.
E ju lexues, me këtë rast, edhe po të përdorni ironinë si terapi, nuk e tejkaloni dot shijen e hidhur të përndjekjes e internimit poetik të Matos. Në dukje, si një legjendë e largët..., të të kthehet në karton e tërë puna disa vjeçare, pikërisht atëherë kur krijuesi e pret me entuziazëm të papërshkrueshëm, daljen në dritë të veprës. E pas kaq vitesh të trishta, vetëm një gjë nuk e mposhti harresa – frymëzimin e poetit.
Po vallë, të jetë atdhedashuria kthellje për poetin, megjithëse të
sfilitur ia dorëzon frymëzimit në rikthim, pas aq kohësh të lodhshme, të
papërshtatshme?! Po ky varg, që të rëndon si shkëmb në shpirt: “Kam vënë në sprovë dashurinë për ty dhe jam
mundur nga mungesa jote” (47). Si një klithmë ngulfatëse që prej kohësh
kishte zërë vend në shpirtin e poetit, vargu shtjellohet më tej, kur të
përngjet në një “varrezë largësish
fshehur në guvat e nëndetit / si një shishe e volosur që mban brenda /
pergamenin e udhëtimeve që nuk i bëra!” (48).
Tërë kjo, përjetohet si një shpërthim emocional poetik, dhe jo vetëm…!
Ai është më se i vetëdijshëm, përderisa shpesh e rikujton thënien e F. Dostojevski-t: “Arti dhe revolta nuk do të vdesin deri tek njeriu i fundit”. E ndien pra, përplasjen me trishtimin dhe harenë qenësore, ligësinë dhe mirësinë për mosrrënimin e artit. Për Maton, vetëm kjo është jetike…, përjetësia e artit!
Tërë kjo, përjetohet si një shpërthim emocional poetik, dhe jo vetëm…!
Ai është më se i vetëdijshëm, përderisa shpesh e rikujton thënien e F. Dostojevski-t: “Arti dhe revolta nuk do të vdesin deri tek njeriu i fundit”. E ndien pra, përplasjen me trishtimin dhe harenë qenësore, ligësinë dhe mirësinë për mosrrënimin e artit. Për Maton, vetëm kjo është jetike…, përjetësia e artit!
Si
ftillues i një realiteti të ri poetik, me kode cilësore të lashtësisë, veprat e
Matos, përjetohen si balans spektresh të gjera tematike nga e kaluara, që vijon
edhe në të sotmen. Kjo ndërlidhje kohërash, realizohet, jo vetëm si formë
intimizuese e unit lirik. Në të vërtetë, janë këto libra që të pasurojnë
mendjen dhe shpirtin, për gjatë kohë…!
A
kishte ideal Agim Mato?
Të
merrje mbi vete rrezikun, duke i qëndruar përballë mesazhit poetik, t’i qasesh në mënyrë të veçantë
jetës, si në një autopsi përkufizimesh mbi të, nënkupton, të të rrëmbejë
filozofia e njohur ndërgjegja përcakton
qenien. Është e njëjta gjë, si të dish të komunikosh përmes vargut, përmes
artit të fjalës. Në të qëndron edhe brishtësia e poetit, edhe rebelizmi i tij…,
varësisht qasjes shpirtërore dhe bagazhit kulturor që ka përkapur krijuesi ndër
vite. Agim Mato qe ndeshur me këtë prioritet.
Dhe më pas, natyrshëm pyetesh: a kishte ideal A. Mato dhe a ndodh zhgënjimi ndaj atij ideali, në qenien e tij?
Poezia e tij është pasqyrim imagjinate apo vetë magjia e funddetit?
Dhe më pas, natyrshëm pyetesh: a kishte ideal A. Mato dhe a ndodh zhgënjimi ndaj atij ideali, në qenien e tij?
Poezia e tij është pasqyrim imagjinate apo vetë magjia e funddetit?
E vështirë, për ta përcaktuar linjën ndarëse se
kush, kë e paraprinë! Edhe po të përdorësh metodën e së panjohurës së Frojd-it
për zbërdhimin e simboleve..., formula X dhe Y që do të jepnin një përshkrim
mbi ngjarje e situata…, është “Fundo”
që të mbërthen, si vetë magjia e funddetit. Kjo vepër, krahasuar me
lirikë - guri, del lirikë - deti, lirikë për lirinë. Po vallë, si të emërohet ideali i Matos, luzmë drite apo fikje shpresash?!
Në të dy vëllimet poetike ndihet imagjinata, si
proces psiqik, që vazhdoi të riprodhonte të bukurën e jetës, artit,
përfytyrimit ndryshe të së ardhmes, edhe atëherë kur çdo gjë ishte e pamundur
të funksiononte, si e këtillë. Dilema është: a mbetet poezia e tij, në suaza të
imagjinatës apo e tëra shpërthen si një përvojë krijuese?!
Megjithatë, poeti ynë, Mato, nuk do mbetej kurrë në suazat e krijimit të Pastërnak-ut, sepse vepra e tij, realisht, është antiteza e veprës antipolitike të kohës. Ai, nuk lejon kurrfarë kompromisi ideor, ndonëse në përmbajtje ruan një shije të caktuar estetike.
Megjithatë, poeti ynë, Mato, nuk do mbetej kurrë në suazat e krijimit të Pastërnak-ut, sepse vepra e tij, realisht, është antiteza e veprës antipolitike të kohës. Ai, nuk lejon kurrfarë kompromisi ideor, ndonëse në përmbajtje ruan një shije të caktuar estetike.
Me
ndjeshmërinë e madhe ndaj gjuhës, do thosha një thesar i tërë fjalësh shqipe,
deri në perfeksion, poeti i zbërthen kodet, gjë për të cilën, ideologjizmi
komunist e mori në shënjestër, për të censuruar veprën e tij e për ta kthyer në
karton. Para dhembjes së poetit nuk mund të
jesh pa ndjeshmëri, teksa në “Mia culpa”
shkruan: “Kur zbrita sërish pas tridhjetë
vjetësh në minierën / e braktisur të poezisë / e po çapitesha në galeritë e
lëna përgjysëm, / duke kërkuar arin e fshehur nëpër guva, / veglat e mia të
punës, / të shpërndara pa kujdes në çaste zemërimi me / perënditë…”.
Dhembja e tij ka një emër, është pikërisht ai “Hiri i ditirambeve” (9), kur “…dhe
nën dritën e një qiriri / nisnin përsëri ditirambet për tiranin / dhe përsëri
hiri i letrave si hiri i kufomave u mbetej në duar”.
Efektet
e tëhuajësimit në poezi vijnë si një procedim dialektik i ndërlidhur me ca fije
panteiste, duke vënë në fokus një ironizim të thellë metaforik përmes katrenës
nismëtare: “Liria kishte mërguar nga Franca”, për të
vijuar më pas: “E shoqëronte atë Hygoi i
veshur tebdil / me emrin e një punëtori tipograf / në pasaportën e tij të
rreme”. Po kjo gjendje i rëndoi në shpirt
poetit, më shumë se gjithçka tjetër, dhe shkruan: “Sa herë që ulesha të shkruaja, tavolinën time e brente një krimb… /
…Ç’ishte ky sizmograf i ndjenjave të mia? / Ndërgjegja apo censori im?”
(11). Këto mesazhe poetike duhet pasur parasysh, meqë me të krijohet një lloj
imazhi mesazhesh të gjera realitetesh të reja e të ndërthurura. Veçmas, kur
poezitë i përkasin një periudhe të caktuar historike, ato sajohen me anë të
disa karakterizimeve.
Simbolika
që përshkon artin poetik të Matos, edhe më tej mbetet deti. Po
cilat janë fshehtësitë e detit…?
A
preku vargu i tij gjëra që s’preken apo censura ndaj tij erdhi si rezultat i një
fatkeqësie të urtisë?
I fashitur nga dhembjet e Atdheut, poeti shfaq parandjenjën e tij, me anë të pyetjes
retorike: “Ç’tragjedi bëhet gati në kaltërsinë verbuese të Jonit?” Dhe shpërthimi i dhembjes
derdhet mbi vargun: “Tanket derdhin
gjakun e luleve”.
(18). Në këto vargje, çdo dihatje poetike do ndiente frymëzënien e poetit dhe
pulsimin e rënduar, kur trishtimi mban emrin e fatkeqësisë së Otrantos. Atë
çast, vargjet sajojnë vetëm numërimin: “algjebra
e lulishteve, / gjeometria e trotuareve, / Shtrirë përtokë shteti”, në
përshkrimin e poezisë “Gjaku i luleve”
(17-18), e cila mban datën e shënuar - Sarandë, 1997.
Saranda, vendlindja
e poetit, s’është e rëndomtë, por vetë
thesari kombëtar e njerëzor, para të cilit edhe “përmbytja zbrapset”, megjithëse ka çaste kur dëshpërimi poetik
përvijon nostalgjinë për braktisjen e Perëndive pagane.
Për analogji frymëzimi, vë përballë poezinë “Jon” (11-13), nga “Fundo” dhe ”Nga kush kishe
frikë, o Zot”, nga “Jashtë eklipsit”,
ku përshkrimi i një stili konciz e eliptik, qasjet stilistiko – strukturore
sajojnë pothuajse një simfoni të qarash,
mbi braktisjen e liqenit Pelod, tronditur nën “Sezamin e bukurive”. Nga thellësitë e shpirtit ndihet rrënkimi: “O Zot, si nuk u gjende pranë nesh, në ato
dimra / të mërive të mëdha? (“Fundo”,
29) dhe “Kush jam unë? / Si më braktisën
kështu perënditë pagane / dhe më lanë të vetëm në mes të sirenave / që fillojnë
të mbushin / radhët e koreve jonike të polifonisë?” (“Jashtë eklipsit”, 13).
Sikurse librin “Jashtë eklipsit”, ashtu edhe “Fundo”
e përshkon “Një botë e tërë fanepsjesh”,
me ecjet e rënduara mbi mitet e përgjumura të Butrintit e Jonit. Nganjëherë,
poeti i frymëzimeve të detit ndihet i
trishtuar dhe ia beson sekretin e trishtimit të tij një albatrosi që i
përshkon pafundësitë qiellore… “Pres të iki nga ky trup…”, megjithëse në
thellësinë e shpirtit pret, mos ndoshta e gjen “…dhe poçin e një dritëze të
shuar nga stuhitë” (14-15). Dhe pritja…, ah pritja për një çikëz liri, është vrrasja e poetit!
Poezia e Matos brenda një Panteoni librash
metaforik
Të sigurosh ekzistencën letrare për një vepër
vlerash të mirëfillta, nuk është fare e lehtë, veçmas në nënqiellin tonë, ku
kritika letrare është e pakonsoliduar akoma dhe joreale në qëndrimin, kundrejt
krijuesit. Në këto përkufizime
letrare, rri zgjuar frymëzimi dhe pritshmëria e poetit…, as ëndrrat e tij nuk
janë fanitje! Bindshëm, ai kërkon vlerat njerëzore, vetë njeriun, pandaj në një
varg shkruan: “I dal Noes përpara dhe
marr në dorëzim listën/me të gjitha speciet e tokës/që mbarti në arkën e tij/,
në poezinë: “Jon” (11) Kjo pra, nuk është vetëm përpjekje intelektuale, por
edhe një obligim i përditësuar i ruajtjes së vlerave të shkruara kombëtare,
përkapur nga përjetimi i një poeti…, dhe poeti është shpirti i kombit.
Komparacioni
i tillë, për disa çaste na shpie në Weltliteratur-panteonin
e veprave të mëdha, të konsideruara si pronë e përbashkët e gjithë njerëzimit,
pavarësisht gjuhës në të cilën janë shkruar. Ndonëse, poeti bën një zografisje
nëpër Atdheun e kujtimeve, sado
të “gërvishtura”
të fëmijërisë, dhembja nuk i shmanget, prandaj shkruan: “Erdhe vonë hyjnia ime / Nga pritja e gjatë e modelova shtatoren tënde”
(22).
Në
këtë sfidë, një gjë nuk e lë që të dorëzohet, pikërisht dëshira e fundit e një kapedani plak, e trajtuar mrekullisht tek “Dita e fundit e kapedanit plak” (51), në
të cilën ai i përmbush ditët e zijosura të sakrificës vetanake, në trajtë
betejash të njëpasnjëshme për të rikthyer dinjitetin! Detari plak i Jonit të
papushtueshëm, është sozia e detarit Santiago (“Plaku dhe
deti” – E. Heminguej), për të cilin sfida e jetës për të ndjerë ripërtërirjen,
krenarinë, suksesin, madhështinë…, është
njëlloj sikur që: “Mbush një grusht me
guaska deti” (55). Mirëpo, kapedani nuk
ka kohë dhe dorëzohet i pakënaqur përpara dallgëve të trazuara, si te poezia “Varrimi i kapedanit” (52)…, e me
përgjërim në buzë pëshpërit: nuk dua të
ndiej përbuzjen. Dhe asgjë në këtë degdisje ndërgjegjesh, nuk e trondit më
shumë se përbuzja, nuk e shpërfill më shumë se rrethanat…, po kjo ndoshta,
është lidhja me jetën, tokësoren, dinjitetin…, që e përafron kah e
përjetshmja…! Poezia e A. Matos është sendërtim vlerash të thella, andaj me atë
dozë filozofish sokratike, vargjet do të udhëtojnë gjatë në kohë!
Publikuar në Atunis poetry, 8 maj 2014
Publikuar në Atunis poetry, 8 maj 2014
Nessun commento:
Posta un commento